Bota dënon vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë, frikë për trazira
Një politikan i njohur i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i konsideruar si një nga zërat më racionalë mes serbëve, është ekzekutuar ditën e martë para selisë së partisë së tij, vetëm 100 metra larg shtëpisë.
Ivanoviç, një politikan i mbrehtë dhe popullor në veri të Kosovës, ishte gjykuar për krime lufte në vitet 1999- 2000, por vrasja e tij nuk besohet se ka lidhje me këtë. Një politikan i serbëve të Kosovës, i penduar për të shkuarën e tij, Ivanoviç ishte një zë kundër qasjes së Beogradit për ndarjen e Kosovës, pasi brenda në Kosovë ka më shumë serbë se sa ka në veri. Më herët kishte deklaruar për revistën NIN se burgun e kishte nga serbët dhe jo nga shqiptarët. Rreth orës 08: 10 të mëngjesit të së martës, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe ishte përshëndetur me fqinjët jashtë, Ivanoviç ishte drejtuar në zyrat e partisë së tij, pak metra më larg. Një makinë pa targa kaloi aty dhe qëlloi 6 herë drejt tij, me një armë me silenciator. Askush nuk kishte kuptuar çfarë ndodhi, deri kur panë se Policia u afrua në vendngjarje. Vetëm katër ditë para vrasjes, Lideri i Iniciativës Qytetare, kishte deklaruar për agjencinë “Srna” se ka frikë nga një atentat i mundshëm. “Kam frikë se në këtë situatë jostabile mund të pësojë ndonjë njeri i pafajshëm, kurse më duhet të pranoj se edhe vetë druaj për sigurinë time”, ishte shprehur ai më 12 janar. Vëllai i tij, tha se Ivanoviç nuk donte të përhapte panik dhe e kishte minimizuar rrezikun gjatë bisedave me familjen e tij. Ai la pas gruan dhe një djalë. Vrasja u dënua ashpër nga të gjithë politikanët e lartë në Kosovë. Krimi ndodhi vetëm pak ditë pasi SHBAja paralajmëroi se në Mitrovicën e Veriut, po përgatiteshin sulme terrori.
PASOJAT Serbia, me t’u raportuar vrasja e kreut të SDP- së, u tërhoq nga bisedimet që planifikoheshin të mbaheshin dje dhe sot në Bruksel mes ekipit të Kosovës dhe të Serbisë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delaëie tha se, “E dënoj në mënyrën më të fuqishme vrasjen e tmerrshme të Oliver Ivanoviç, e shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e tij”, nis reagimin ambasadori. Ai iu bëri thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë së Kosovës, veçanërisht tani që policia, prokurorët dhe gjykatat, janë të integruara që të hetojnë këtë incident shpejt dhe në mënyrë profesionale, e t’i nxjerrin autorët para drejtësisë. “Nxisim të gjitha palët të shmangin retorikat e rrezikshme dhe të ruajnë qetësinë në këtë moment të ndjeshëm e të angazhohen për vazhdimin e punës drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë”, shkruan Delaëie. Bashkimi Europian reagoi ndaj lajmit përmes Maja Koçijançiç, zëdhënëses së shefes së di- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e habitur nga tërheqja e Serbisë nga dialogu me Kosovën në Bruksel. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vrasja e Ivanoviç mund të shkaktojë trazira të reja në Ballkan e të nxisë përplasje ndëretnike në Kosovë. HETIMET Hetimet po kryhen nga dy prokurorë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, njëri serb dhe tjetri shqiptar. plomacisë europiane, Federica Mogherini, duke dënuar vrasjen. BE- ja bëri thirrje që të gjitha palët në Kosovë të tregojnë qetësi e të përmbahen dhe që autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit të kryejnë punën e tyre. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë tha se Moska e dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm, duke paralajmëruar “se ky akt mund të çojë në rritjen e “një at- “Vrasjen e Oliver Ivanoviçit po e heton një ekip i përbërë nga dy prokurorë tanët: Nijazi Rexha dhe Jova Radoviq”, ka deklaruar Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqiri Syla. Policia e Kosovës ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për cilindo qytetar, që mund të japë informacion për vrasjen e politikanit. Ndërkohë autoritetet, edhe pse e gjetën pa targa, kanë arritur të identifikojnë pronarin e makinës së djegur të përdorur nga vrasësi, i cili besohet të jetë një vrasës me pag- mosfere terrori dhe ringjalljen e konfliktit ndëretnik në rajon”. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë. Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët, që do të marrin dënimin që meritojnë”, reagoi ministrja ruse. esë. Makina nga ku u qëllua Ivanoviç, është gjetur e djegur në Bërxhan.
AUTOPSIA Raporti i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje me 6 plumba nga një pistoletë e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb. “Ka gjashtë plagë injeksioni, 4 plumba kanë dalë nga trupi, 2 plumba mbetën në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka thënë Milan Ivanoviç, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spita- lore në Mitrovicë. Trupi i Ivanoviç u dërgua në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë. KËRKESAT NGA SERBIA
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për mediat pas vrasjes së Oliver Ivanoviç, kërkoi nga EULEX dhe UNMIK që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes. Vuçiç ka deklaruar se do të vizitojë Kosovën për të biseduar me popullin serb, duke bërë thirrje që të ruajnë paqen dhe qetësinë dhe duke premtuar se vrasësit do të gjenden dhe do të dënohen. PËRGJIGJJA E HARADINAJT Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar tendencat për të shfrytëzuar politikisht rastin e vrasjes së politikanit serb, Ivanoviç, në Mitrovicë. “Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata dhe nëse ka nevojë për ndihmesë, do ta ftojmë FBI- në”, tha Haradinaj duke iu përgjigjur kështu Presidentit serb.