Këshilli i Prokurorisë, nis përzgjedhja në Kuvend
Bylykbashi: Llum antikushtetues, uji është ndotur që në burim
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje vetëm me votat e PS- së nisjen e procedurave për miratimin e nënkomisionit ad hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve, jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka miratuar rregulloren e funksionimit të këtij nënkomisioni, i cili do të përbëhet nga 5 deputetë, 3 nga PS dhe 2 nga opozita PD- LSI. PS ka caktuar anëtarët e saj, Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushkën. Ndërsa opozita edhe pse nuk ka votuar nisjen e procedurave pritet të përfaqësohet në këtë nënkomision nga Oerd Bylykbashi dhe nga deputeti i LSI- së, Nasip Naço. Gjatë mbledhjes së djeshme, anëtari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi deklaroi se maxhoranca ka arritur të sigurojë shumicën në vendimmarrjen e KLP, që do t’i garantojë kapjen jo vetëm të Kryeprokurorit me mandat të plotë, por edhe të SPAKut. “Ju do të përcaktoni dhe ju do të rendisni nëpërmjet dorashkës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kush do të jenë prokurorët, që nëse dështon Parlamenti me 3/ 5, që do të thotë konsensus, e keni zgjidhur me renditjen që bën ky Këshilli juaj i Lartë i Prokurorisë. Është ky Këshill i Lartë i Prokurorisë, ai që do të përcaktojë se kush do të jenë prokurorët e SPAK- ut. Uji është i korruptuar që në burim. Është ndotur që në burim dhe ky komision dhe nënkomisioni që vjen pas tij, do të përballet pikërisht me këtë llumin antikushtetues që keni prodhuar deri më sot”, dek- laroi përfaqësuesi i PD- së, Oerd Bylykbashi. Por këtyre akuzave politike, anëtarët e maxhorancës nuk u janë përgjigjur. Ulsi Manja nuk ka lejuar që deputetët e tjerë, qoftë dhe të PS- së, të bënin replikë për këto deklarata duke mbyllur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.