Panorama (Albania)

Frika nga arrestimet, PS e LSI dakord që në mars të 2017 për imunitetin e deputetit

Dokumenti ku u bazua PS, u miratua me votat e LSI e PDIU

- FATION BINJAKU

Ish- aleatët në qeverisjen e kaluar, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë votuar më 30 mars të vitit 2017 ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ku është prekur dhe neni 288, i cili flet për autorizimi­n e arrestimit të deputetëve.

Një vit më parë PS- LSI dhe PDIU kanë miratuar me 88 vota pro ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa PD asokohe bojkotonte punimet e Kuvendit dhe protestoni­n në çadrën e ngritur para Kryeminist­risë. Por si ka ndryshuar neni 288 i Kodit të Procedurës Penale? Në legjislaci­onin aktual, thuhet se kërkesa e prokurorëv­e duhet të kërkojë autorizimi­n e Kuvendit. Ndërkohë që në pikën dy të nenit 288, thuhet se kërkesa e prokurorit duhet të shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që e mbështesin kërkesën e tij. “Kur, ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdollo­j forme, kontrolli personal ose i banesës, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi. Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore, të parashikua­ra në këtë Kod për kryerjen e veprimeve, të parashikua­ra në pikën 1 të këtij neni. Ajo shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij”, thekson Kodi i Procedurës Penale. Por si ka qenë ky nen në ligjin e vitit 2014 dhe si është ndryshuar ai? Në legjislaci­onin e ndryshuar theksohet se provat dhe argumentet ligjore, prokurori duhet t’i paraqiste në kërkesën për arrestimin e deputetit. Pra, ndryshimi që kanë bërë socialistë­t në legjislaci­on është fare i pakët, por që ndryshon komplet kontekstin dhe detyrimit ligjore që ka prokurori karshi Kuvendit. “Kërkesa për autorizim shoqërohet me një relacion, ku prokurori parashtron provat dhe argumentet ligjore për kërkesën e paraqitur”, thuhet ne nenin e Kodit të Procedurës Penale të vitit 2014, i cili u ndryshua një vit më parë.

RREGULLORJ­A Këtë ndryshim të Kodit të Procedurës Penale, socialistë­t e kanë propozuar të pasqyrohet në rregullore­n e Kuvendit, konkretish­t në nenin 118 ku flitet për “autorizimi­n për procedimin” e një deputeti apo një ministri. Por procedurat ekstra ligjore në propozimin e PS- së për në rregullore­n e Kuvendit, fillojnë me kompetenca­t që marrin deputetët që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetev­e. Deputetëve u lind e drejta që të marrin në pyetje prokurorët, të cilët kërkojnë arrestimin e një deputeti. Ndërkohë që kjo e drejtë që të marrë në pyetje prokurorin i lind dhe deputetit, për të cilin kërkohet arrestimin. Pra, procedura që u ndoq për rastin e Saimir Tahirit, kur ky i fundit i kërkoi llogari prokurorëv­e që kërkuan arrestimin e tij. “Në mbledhjen e Këshillit për Rregullore­n. Mandatet dhe Imunitetin merr fjalën prokurori, i cili paraqet arsyet e kërkesës drejtuar Kuvendit. Pas paraqitjes së kërkesës, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje prokurorit. Shqyrtimi i çështjes në Këshill, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar, dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimi­t si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij”, thuhet në propozimin e ri të PS- së për rregullore­n e Kuvendit.

 ??  ??
 ??  ?? TAHIRI NE KOMISIONIN E MANDATEVE
TAHIRI NE KOMISIONIN E MANDATEVE
 ??  ?? Faksimile e Kodit të Procedurës Penale, neni i arrestimit të deputetëve
Faksimile e Kodit të Procedurës Penale, neni i arrestimit të deputetëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania