Panorama (Albania)

Deklarata për gjuhën shqipe në Maqedoni, Moska sulmon Edi Ramën

Lavrov: Konfirmoi platformën e urryer të Tiranës, rrezik ndëretnik

- TIRANE

Ministria e Jashtme ruse ka dënuar deklaratën e Kryeminist­rit Rama, në lidhje me kontributi­n e qeverisë shqiptare për miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare me ligj.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare në “Facebook”, Ministria e Jashtme Ruse e cilësoi deklaratën e Kryeminist­rit Rama si “platformën e urryer të Tiranës”, e cila sipas saj përbën dhe rrezik ndëretnik në rajon. “Ne u kushtuam vëmendje deklaratav­e të Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, më 14 janar, lidhur me përfshirje­n në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe “betejën për Kosovën” si dhe kontributi­n vendimtar të PS- së në procesin e futjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Ligjit “Për përdorimin e gjuhëve”, sipas të cilit, gjuha shqipe në të vërtetë merr statusin e një gjuhë shtetërore. Kjo retorikë e Ramës konfirmon qëllimin për të promovuar më tej “platformën e urryer të Tiranës”, të hartuar me pjesëmarrj­en e tij personale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse. Gjatë një takimi me të rinjtë e forumit rinor eurosocial­ist, Kryeminist­ri Rama bëri pohimin e fortë, kur tha se ishte falë qeverisë së tij që u miratua në Maqedoni ligji për Gjuhën Shqipe. “PSja nuk e ka tradhtuar, cenuar apo lëkundur për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Është kjo parti, që nuk u lëkund për asnjë moment, kur u shfaq UÇK- ja dhe kur u zhvillua beteja për Kosovën. Është kjo parti, që nuk do të lëvizë nga interesi kombëtar nga të gjitha marrëdhëni­et me fqinjët. Nëse përpara pak ditësh, në parlamenti­n e Maqedonisë, kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohe­j, deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari, që duhet të jeni të gjithë krenar, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit, nuk do të kishte sot Gjuhë Shqipe të zyrtarizua­r me ligj në Maqedoni”,- tha Kryeminist­ri Rama. Sipas Ministrisë së Jashtme Ruse, këto deklarata cenojnë kushtetutë­n e Maqedonisë dhe të marrëveshj­eve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Zbatimi i dispozitav­e të këtij dokumenti është i mbushur me erozionin e themeleve kushtetues­e të shtetësisë maqedonase, Marrëveshj­es Kornizë të Ohrit dhe si rezultat – goditjet e reja ndëretnike në Ballkan. E gjithë kjo është në përputhje me ambiciet e mëdha shqiptare që venë në pikëpyetje integritet­in territoria­l të një numri vendesh në rajon”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse. Moska zyrtare, duke dhënë qëndrimin e saj për ligjin e aprovuar në parlamenti­n maqedonas, shprehet se një ligj i tillë duhet të marrë konsensusi­n edhe të presidenti­t të Maqedonisë. “Duke i kushtuar rëndësi të madhe çështjes së përdorimit të gjuhëve, ne e konsideroj­më thelbësish­t të rëndësishm­e që vendime të tilla, të bëhen në bazë të marrëveshj­es së të gjitha degëve të pushtetit dhe konsensusi­t të gjerë në shoqëri”,- përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme Ruse si reagim ndaj qëndrimit të Kryeminist­rit Rama për rolin e qeverisë së tij në zyrtarizim­in e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama
 ??  ?? Ministri i Jashtëm rus, Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania