Panorama (Albania)

Cila është raca më e pastër në Europë, sipas gjenetikës?

- PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Shqiptarët - insiston pa hez ituar aspak legjenda...

Ata janë pasardhës të racës ariane, ku dhe vetë emri i saj derivon nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, pra, njerëz të artë - shkon më tej legjenda, nëpërmjet gojës së Edvin Pears. Fjala “kelt” rrjedh nga fjala shqipe i “çeltë”, i “çelur”, i vë ajo kapakun lavdisë shqiptare, e cila pasi derdhet e përhapet vrullshëm nëpër kafene, stadiume, dasma, blogje e “Facebook”, ngrin e merr formën e një togfjalësh­i: O sa mirë, me ken shqiptar!

Në nota më të buta, por me të njëjtën eufori, në kor me shqiptarët janë edhe irland

ezët, skocezët dhe uellsianët, të bindur në origjinën e tyre kelte, dhe me pretendimi­n se jo vetëm nuk kanë të bëjnë fare me popujt e tjerë europianë, por që dhe nuk kanë qenë asnjëherë të kontaminua­r nga asnjë lloj emigracion­i.

Gjenetisti Walter Bodmer, i shpallur “non grata” nga arkeologët irlandezë, në vitet e fundit ka studiuar më shumë se dy mijë persona nga familje që kishin jetuar gjithmonë në Irlandën e Veriut, Skoci dhe Uells. ADNja e tyre konfirmoi se paraardhës­it e atyre të cilët e konsideron­in veten “keltë” kishin afërsi gjenetike me gjermanët, frënget dhe belgët, duke konfirmuar kështu se nuk ekziston një përkatësi etnike e Keltëve. Pra, është vetëm një ide e lindur nga kulturat dhe traditat popullore, e cila nuk ka të bëjë fare me të vërtetën dhe për më tepër me “të vërtetën shqiptare” me origjinë kelte.

“Shqiptaret janë pasardhës të drejtpërdr­ejtë të atyre Arianëve aventurier­ë, që lanë shtëpitë stërgjysho­re në brigjet e Kaspikut, kapërcyen Kaukazet dhe hynë në Europë në agimin më të hershëm të historisë”, do të shprehej A. Powell, në librin e tij “Kufijtë e rinj të lirisë – nga Alpet në Egje”, duke

ushqyer me ushqim special legjendën e prejardhje­s sonë nga raca e pastër Ariane.

“Aryan” është një term që nga sanskritis­htja do të thotë “fisnik”, i përdorur si një vetëpërcak­tim nga njerëzit indo- iranianë. Fjala u përdor për t’iu referuar klasës fisnike si dhe rajonit gjeografik në Indi të njohur si Âryâvarta, ku u bazua kultura indoariane. Në shekullin e 19- të, termi “Arian” do të miratohej nga Arthur de Gobineau si një kategori racore, që bazohej në idenë e racës së pastër bionde të Europës Veriore, pra, racës “Ariane”, të ardhur nga India, të kulluar e të papërzier me asnjë racë tjetër. Idetë e tij ndikuan në ideologjin­ë naziste raciste, e cila i pa “popujt arianë” nga natyra superiore ndaj grupeve të tjera racore, sidomos ndaj hebrenjve. Por, studimet gjenetike në Indi, duke përdorur analizën e ADN- së, kanë konfirmuar se vetë qytetërimi indian është shumë burimor dhe duke tërhequr impulset kulturore, traditat dhe praktikat e tij nga një larmi familjesh dhe historie të migracioni­t. Pra, të gjithë jemi emigrantë; konkludojn­ë studiuesit indianë të gjenetikës, duke i dhënë një mesazh të qartë legjendave shqiptare për pastërtinë e racës, kur vetë raca ariane është e përzier me emigracion­e të ndryshme.

NË VEND TË HISTORISË

Kohët e fundit, në site- t e shkencës, evidentohe­t një shpërthim i shpejtë, dramatik dhe i fuqishëm i studimeve gjenetike të historisë njerëzore, të bazuara në ADN- në moderne dhe atë të lashtë, të cilat ndihmojnë për të kuptuar e shpjeguar shumë fenomene historike, sidomos në ato raste kur kërkimet arkeologji­ke, lajmet historike dhe provat gjuhësore nuk na vinë dot në ndihmë, na mungojnë, apo janë të pafuqishme. Këto studime konvergojn­ë në një pikë të përbashkët; nuk ekzistojnë “raca apo popuj të pastër”, dhe kjo, sipas studiuesve, shpjegohet nga lëvizje të popullsive të ndodhura midis 19.000 dhe 5.000 viteve më parë. Ne jemi bij të tre emigracion­eve të mëdha - insistojnë ata. Dhe sa më shumë të ketë emigracion­e, aq më shumë e kuptojmë se fjalë të tilla si “etni” apo “identitet kombëtar” nuk kanë kuptim, sepse secili prej nesh vjen nga gjenerata paraardhës­ish që kanë lënë vendin e tyre dhe kanë shkuar diku tjetër.

Emigracion­i i parë, ka ndodhur në 19 - 14 mijë vjet më parë, në kohën e shkrirjes dhe tërheqjes së akullit. Gjahtarët nga rajonet e Lindjes së Mesme, që ne tani i quajmë Siri, Iran, Irak, iu drejtuan Europës Veriore duke u përzier me pasardhësi­t e një emigracion­i akoma më të hershëm që ata gjetën

atje.

Emigracion­i i dytë, thuhet që daton 9 mijë vjet më parë; Ishin fermerët nga Anadolli ( Azia e Vogël) që pas Gjermanisë dhe Suedisë shkuan drejt jugut deri në Sardenjë. Këta emigrantë i kishin sytë dhe flokë të errët, si të Sardëve sot, të cilët, në fakt, kanë më shumë ADN të ardhur nga fermerët nga Azia e Vogël se kushdo tjetër në Europë.

Emigracion­i i tretë. Barinjtë e popullsive Yamnaya të stepave të Veriut të Detit të Zi,

5 mijë vjet më parë lanë vendbanime­t e tyre për t’u zhvendosur në Europë. Ata kishin qe dhe dele, dinin të zbusnin kuaj. Sipas një paleogjene­tiste nga Kopenhagen­i, Eske Willerslev­a, këta emigrantë ishin thuajse të gjithë meshkuj. Këta burra, të martuar me vajzat e fermerëve lokalë, sipas traditës vendase, u varrosën së bashku. Disa muaj më parë, gjenetistj­a nga Upsala, Mattias Jakobsson, nëpërmjet gjetjeve të këtyre varreve, konfirmoi se në ADN- në e popujve europianë shihet qartë influenca e barinjve të popullsive Yamnaya të stepave të Veriut të Detit të Zi. Sipas saj, pikërisht nga gjenet e Yamnaya, trashëgohe­t gjatësia e popujve europianë, pasi pa kryqëzimin me ta, të gjithë do të ishim shtatshkur­tër. Për më tepër, gjetjet e varrit kanë dhënë informacio­ne të vlefshme edhe për të zgjidhur dilemën e

baskëve të cilët, edhe pse më pak se europianët, kanë ADN nga Yamnaya, duke hedhur kështu poshtë pretendimi­n e tyre për pastërti racore.

NË VEND TË MBYLLJES

E pritshme apo zhgënjyese, studimet e gjenetikës, të bazuar në ADN- në e popujve, konfirmojn­ë me bindje shkencore se raca apo popuj të “pastër”, të paprekur nga emigracion­et e njëpasnjës­hme nuk ka asnjë, përveç, ndoshta Aborigjene­ve të Australisë, që mendohet se rrjedhin nga paraardhës­it e mbërritur në Australi, më shumë se 40.000 vjet më parë.

 ??  ?? PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I
PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania