Panorama (Albania)

Kodet me klientët, kapet taksisti i kokainës

Zbardhen kodet me klientët për shpërndarj­en e drogës

- ETLEVA DELIA

Një taksist 38- vjeçar është vënë në pranga nga Antidroga e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndant­e lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën e fshihte në automjetin e tij. Personi i arrestuar shfrytëzon­te profesioni­n e tij si taksist për shpërndarj­en e lëndës narkotike, por u kap në flagrancë tek rrethrrotu­llimi pranë një qendre tregtare, disa metra pasi kalon Saukun.

Në momentin e ndalimit nga oficerët e Policisë, gjatë operacioni­t “Taksisti”, 38vjeçari Klaudian Sina ishte duke transportu­ar 4 pasagjerë me automjetin e tij. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 25 doza kokainë, të cilat i kishte bërë gati për shitje. Policia tha se Sina po mbahej nën vëzhgim me metoda speciale nga Antidroga prej disa javësh. Automjetin e tij taksi, ai e përdorte edhe për transporti­n e pasagjerëv­e që kërkonin shërbimin e tij, por njëkohësis­ht edhe për shpërndarj­en e drogës. Burimet thanë se ai punonte me klientelë të përzgjedhu­r, të cilët i telefononi­n sa herë që kishin porosi për lëndë narkotike. Ndërsa, për të përcaktuar sasinë e dozave që kërkonin, klientët përdornin kode me numra pasagjerës­h. Policia tha se taksisti i arrestuar shpërndant­e lëndë narkotike kryesisht në lokalet e natës, gjatë fundjavës, por edhe sipas porosive të klientëve në zona të ndryshme të Tiranës.

OPERACIONI Policia tha dje se, Antidro- ga kishte nisur hetimet, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip “Ford Focus” me targa AA 782 EA, shpërndant­e lëndë narkotike të llojit kokainë. Pas verifikime­ve të informacio­neve, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në afërsi të rrethrrotu­llimit pranë një qendre tregtare te Rruga e Elbasanit, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin. Në drejtim të makinës ishte shtetasi Klaudian Sina, si dhe katër pasagjerë, të cilët e kishin marrë si taksi. Gjatë kontrollit të automjetit, në sedil- jen e pasme, mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetës­e janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie. Brenda këtyre paketimeve kishte lëndë të dyshuar narkotike, të llojit kokainë, si dhe një facoletë brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar kokainë. Gjithashtu janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale makina e 38- vjeçarit Sina, si dhe dy celularë. “Materialet proceduria­le do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ‘ Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e’, të parashikua­ra nga neni 283 i Kodit Penal”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

DROGA NË LAÇ Policia e Lezhës ka arrestuar një 25- vjeçar, si shpërndarë­s kokaine në qytetin e Laçit. I arrestuari është Alfons Lleshaj, i cili u kap gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në Fushë- Milot. Policia tha se të riut i janë gjetur 11 doza kokaine që do i shiste në disa lokale. Gjithashtu, gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit me iniciale K. L., 25 vjeç, janë gjetur edhe 12 kompjuterë për lojëra fati, një tavolinë pokeri, si dhe një tavolinë “Black Jack”, të cilat ky shtetas i mbante në kundërshti­m me dispozitat ligjore. Policia tha se, u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterë­t e lojërave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania