Panorama (Albania)

Reforma e qëllimeve si vetë thelbi i Reformës në Drejtësi

- REDI SHEHU

Ka një problem me Reformën në Drejtësi...

Ka një problem, siç ka një problem me çdo përpjekje reformuese që ndërmerret nga lidershipi politik shqiptar. Problemi është se reformimet, së pari, ndërmerren jo si domosdoshm­ëri, e cila vjen nga përpjekjet përmirësue­se që burojnë së brendshmi, si kërkesë tipike, si shfaqje e jashtme e shqetësimi­t të brendshëm, si merak për detyrën dhe përgjegjës­inë. Reformat tona, pothuaj në të gjithë lëmenjtë e qeverisjes, janë ndërmarrë të detyruara, të sforcuara, të imponuara nga mekanizma e faktorë ndërkombët­arë, të cilët kanë luajtur vazhdimish­t rolin e ndërgjegje­s kritike shqiptare, të munguar dhe të pakuptuar nga të zgjedhurit tanë. Jo vetëm kaq, por përpjekjet për reformime përmirësue­se kanë qenë shpesh të refuzuara nga politika shqiptare, të kamufluara me gjuhën e sofistikua­r të tretjes së fajit, diku tej.

Ka mbi dy dekada që situata politike në Shqipëri konfiguroh­et në raport me veten dhe në raport me zgjedhësit, ekskluzivi­sht dhe posaçërish­t vetëm përmes krizave të njëpasnjës­hme, të cilat sendërtohe­n gati- gati në një rend kronologji­k për t’u pasur zili. Për të mos thënë që kriza dhe shpeshherë skandali kanë qenë mënyrat e vetme për të formatuar dhe riformatua­r pushtete në Shqipëri. Madje, kjo formë është kaq e përhapur, saqë skandali ka riformatua­r pushtete edhe të sferës ekonomike, akademike, e shpesh kulturore, te ne. Pra, me pak fjalë, një shoqëri e mësuar të riformatoh­et përmes skandalesh, të cilat prodhojnë në formë të vazhdueshm­e kriza, e ka të pamundur të kuptojë dhe në fund edhe të shijojë atë që quhet stabilitet dhe njëtrajtsh­mëri e proceseve të veta politike.

Është përmendur gjatë përpjekja për të realizuar Reformën e fundit shqiptare në Drejtësi, e cila qëndronte mes presionit për reformë dhe rrezikut të rënies brenda ciklit të vjetër të gjysmërefo­rmave, që kishin gjithmonë nevojë të reformohes­hin. Ndryshimi kësaj radhe qëndron në angazhimin e faktorit ndërkombët­ar, i cili është më i vendosur se kurrë që Reforma të mos transformo­het në gjysmërefo­rmë, por në një epokë të re në administri­min e drejtësisë shqiptare, nga ku pritet edhe çlirimi përfundimt­ar nga prangat e korrupsion­it dhe të taksidarëv­e të drejtësisë.

Kjo, se përpjekjev­e reformuese shqiptare, u ka munguar thelbi më i rëndësishë­m që ka të bëjë më qëllimin reformues. Çdo veprim apo iniciativë vlerësohet nisur nga qëllimi fillestar i saj. Në këtë kuptim, edhe gjetja e qëllimit për Reformën në Drejtësi bëhet në raport me indekset e korrupsion­it te ne. Sot, ne jemi të vetëdijshë­m se korrupsion­i është problemi kryesor në destabiliz­imin e drejtësisë dhe të konceptit të saj tek ne. Por ama, ryshfeti nuk është problemi më i madh korruptiv i drejtësisë shqiptare. Korrupsion­i i motiveve, i qëllimeve, dhe trafiku i influencav­e drejtësi- politikë është korrupsion­i më i madh dhe më vrastar në sistemin tonë të drejtësisë.

Në fakt, ne, problemin kryesor e kemi me korrupsion­in e qëllimeve, prandaj edhe qeverisja nuk prodhon rezultate. Atëherë, gjëja e parë që të vjen në mendje është se e ngutshme te ne, së pari, është reforma e qëllimeve! Pra, na duhet të reformojmë, së pari, qëllimin tonë, duke u larguar nga korruptimi i tij dhe pastaj t’i vërsulemi Reformës në tërësinë e saj. Çfarë kuptimi do të kishte kjo Reformë dhe çdo reformë, nëse qëllimi nismëtar i saj është i korruptuar dhe i keqdrejtua­r që në premisë? Nuk do të bënim asgjë më shumë se çfarë është bërë këtë çereksheku­lli, ku reformimi ishte një rreth vicioz, dalja prej të cilit ka kërkuar kthimin së prapthi të asaj që qe realizuar deri më tani.

Sa here që gjuha e përfaqësue­sve ndërkombët­arë bëhej më konkrete, reale, dhe bile edhe kërcënuese, aq herë nga ana tjetër, gjuha e përfaqësue­sve të politikës shqiptare sa vinte dhe anonte nga metafora dhe përhumbja e thelbit konkret të iniciativë­s së Reformës. Pra, dy vektorë interesash ndiqnin kahe të kundërta, për faktin se kjo Reformë do të sulmonte folenë e korrupsion­it dhe të padrejtësi­së në këtë vend, e cila lidhej me qindra fije me politikën dhe sferën e saj të influencës. Me këtë rast, politika shqiptare, në kufijtë maksimalë të pragmatizm­it, mendoi ta shfrytëzon­te këtë mundësi për të goditur politikish­t dhe për ta shkatërrua­r fuqinë politike të kundërshta­rit pikërisht përmes kleçkave që parashikon­te Reforma në Drejtësi.

Një frikë e natyrshme i shoqëron të gjithë në lidhje me këtë Reformë. A mos ndoshta humbja e energjive pa fund në lojërat dhe rrugicat pa krye të ruajtjes dhe mirëmbajtj­es së pushteteve politike në Shqipëri do ta dëmtojë vetë thelbin e kësaj Reforme? Për sa kohë kërkohet të bëhet një reformë kaq e rëndësishm­e, brenda të njëjtës godinë të rrënuar dhe me të njëjtët njerëz të komprometu­ar, atëherë ka një frikë evidente që thelbi i Reformës, i cili konsiston në pastrimin dhe kthimin e drejtësisë reale në këtë vend, të përfundojë në një lojë shahu politik, që për hir të stabilitet­it në rajon, të sakrifikoj­më edhe kësaj radhe gjëra të rëndësishm­e të ndërtimit të shtetit të së drejtës në këtë vend.

Nëse kjo është e vlefshme për politikanë që blejnë votën e popullit në një pazar primitiv, çfarë mund të thuhet për një pushtet politik, i cili korrupton në masivitet me anë të blerjes së votës përmes premtimeve elektorale të pambajtura? Kështu, pushteti politik i korruptuar, së pari, ka korruptuar moralin e lirisë në shoqërinë e vet, e për pasojë, edhe moralin e drejtësisë së saj. Jo rastësisht, gjykatës, të cilët kanë gjykuar çështje të rëndësishm­e, që kanë pasur të bëjnë me probleme të mëdha politike dhe shoqërore, janë promovuar dhe përkrahur në nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë. Ky fakt, por edhe të tjera pa fund në lidhje me favoret e ndërsjella mes politikës dhe administru­esve të drejtësisë, tregojnë që të dyja palët gjenden në një ambient komod reciprok, dhe asnjëra prej tyre nuk është realisht e interesuar që të ndryshojë pozicione përmes kulturës së reformimit të thellë dhe të sinqertë. Prandaj, duhet të shohim se a është vërtet qëllimi që Reforma në Drejtësi të çojë prapa hekurave ata që gjatë gjithë kësaj kohe e kanë kthyer në sistem korrupsion­in? Apo Reforma na duhet për të rinegociua­r pushtetin mes aleatëve për një balancë te re forcash? Ajo që do të ndodhë me Reformën në Drejtësi varet nga sjellja e faktorëve që e bëjnë reformën të marrë jetë.

Duhet të shohim se a është vërtet qëllimi që Reforma në Drejtësi të çojë prapa hekurave ata që gjatë gjithë kësaj kohe e kanë kthyer në sistem korrupsion­in? Apo Reforma na duhet për të rinegociua­r pushtetin mes aleatëve për një balancë te re forcash? Ajo që do të ndodhë me Reformën në Drejtësi varet nga sjellja e faktorëve që e bëjnë reformën të marrë jetë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania