Panorama (Albania)

Aksioni i ujit, 6 muaj afat për puset pa sahat, sa do gjobiten

Puset pa sahat do gjobiten, projektlig­ji në Kuvend: 6 muaj afat

- TIRANE

Qeveria nis më 1 shkurt aksionin derë më derë për ndërprerje­t e lidhjeve të jashtëligj­shme të ujit. Pak ditë para nisjes së aksionit, zv. ministri i Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, Hantin Bonati, zhvilloi dje një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit.

Zv. ministri Bonati u kërkoi prefektëve të monitorojn­ë punën e grupeve të punës gjatë aksionit, të cilët do të shkëpusin të gjitha lidhjet informale dhe qytetarët që do të tentojnë t’i lidhin sërish do të ndiqen penalisht. “Duhet kujtuar që 1 shkurti është data kur do të nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do të penalizohe­t, sikundër e parashikon ligji”, u shpreh Bonati. Zv. ministri i Energjetik­ës Bonati tha se fillimisht në fokus të aksionit do të jenë institucio­net buxhetore, biznesi e më pas qytetarët. Bonati u ndal edhe te kontrolli që duhet bërë ndaj institucio­neve publike dhe nëpunësve të administra­tës. “Punonjësit e administra­tës publike duhet të japin shembullin e tyre të parë për këtë. Duke e përshkallë­zuar këtë edhe te bizneset, të cilët ushtrojnë veprimtari­në e tyre, ku në mjaft raste ka edhe shpërdorue­s të ujit dhe duke vazhduar më pas deri tek qytetarët. Fokusi do të jenë institucio­net publike, bizneset dhe pastaj do të jetë ndërhyrja tek qytetarët. Vëmendja juaj në këtë rast duhet të jetë në tre elementë kryesorë. Është zbatueshmë­ria e urdhrit të Kryeminist­rit që gjithë institucio­net publike të formalizoj­në formën e tyre të bashkëvepr­imit me shoqëritë”, nënvizoi Bonati. Reforma e ujit do të përfshijë edhe formalizim­in e puseve të ujit që janë hapur nga qytetarët apo bizneset. Në Kuvend kanë mbërritur ndryshimet e ligjit për burimet ujore, ku propozohet që të gjithë ata qytetarë që kanë hapur puse për shfrytëzim­in e ujërave nëntokësor­e t’i formalizoj­në. Projektlig­ji parashikon 6 muaj afat për formalizim­in e puseve të hapura, në rast të kundërt, qytetarët apo bizneset që i shfrytëzoj­në ato në formë informale do të gjobiten. “Afati, brenda të cilit subjekteve do iu jepet e drejta e formalizim­it, do të jetë brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Subjektet që vetëdeklar­ojnë veprimtari­në e tyre brenda afatit të përcaktuar, nuk do të ndëshkohen për kundërvajt­jen administra­tive të kryer”, thuhet në relacionin e projektlig­jit.

 ??  ??
 ??  ?? Zv. ministri Bonati, dje me prefektët
Zv. ministri Bonati, dje me prefektët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania