Panorama (Albania)

I vuri bombë biznesmeni­t, pranga Klajdi Gjeçit, mikut të Shullazit

Për Klajdi Gjeçin kishte dhe një masë sigurie për vjedhje

- ETLEVA DELIA

Një 31- vjeçar me një histori “të pasur” kriminale, por edhe “i falur” dy herë nga Gjykatat, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës.

Së fundmi, ai akuzohet për vendosjen e një sasie eksplozivi në makinën e një biznesmeni inertesh në zonën e Liqenit të Thatë, që fatmirësis­ht, nuk pati të plagosur. Por nga ana tjetër, ndaj tij kishte edhe një masë sigurie “arrest me burg” në mungesë, dhënë nga Gjykata për akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpuni­m. Bëhet fjalë për Klajdi Gjeçin, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit, i përfshirë disa herë në ngjarje të rënda kriminale. Ngjarja më e bujshme, ku u përfol emri i tij, është ajo e vitit 2011, kur në banesën e ishzv. drejtorit të Policisë së Tiranës, shpërtheu një sasi eksplozivi. Në atë kohë Gjeçi u arrestua, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, si i dyshuar për këtë ngjarje, u gjet një pistoletë pa leje. Ai pretendoi se ishte një armë e vjetër, që e mbante për vetëmbrojt­je, ndërsa mohoi të kishte lidhje me sulmin në banesën e zv. drejtorit të Policisë. Pak kohë pas arrestimit, ai u lirua nga burgu, pasi të gjitha shkallët e gjyqësorit, edhe pse e konsiderua­n të ligjshëm arrestimin, ndryshuan masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”, me arsyetimin se nuk kishte pasur leje për kontroll banese.

ARRESTIMI Policia e Tiranës njoftoi dje se është arrestuar autori i dyshuar i shkatërrim­it të pronës me lëndë eksplozive tek “Liqeni i Thatë”. Ndërsa shtoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpuni­m. Sipas Policisë, personi i ndaluar ka qenë i dënuar më parë edhe për shitje të narkotikëv­e dhe armëmbajtj­e pa leje. “Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, si dhe të kapjes së autorëve apo të personave të shpallur në kërkim, specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim, Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ‘ Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e’ dhe ‘ Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’. Gjykata e Tiranës, ka vendosur masën e sigurisë ‘ Arrest me burg’, për veprën penale të ‘ Vjedhje’ e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale ‘ Shkatërrim­i i pronës me eksploziv’, tek ‘ Liqeni i Thatë’, ku pranë një pikë inertesh, i është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit Ndok Rajta”,- tha dje Policia e Tiranës.

NGJARJET Klajdi Gjeçi, i cili u arrestua dje nga Policia, është një eksponent i njohur kryesisht për Policinë Kriminale. Në vitin 2011, ai është proceduar për armëmbajtj­e pa leje, ndërsa në vitin 2015, për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31- vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar. Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar, gjithashtu edhe për vendosjen e eksplozivi­t në banesën e ishzv. drejtorit të Policisë së Tiranës, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2011. Në atë kohë, Policia kishin dyshime të forta se 31- vjeçari ka qenë i përf- shirë në këtë ngjarje kriminale. Kjo ka qenë arsyeja që Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtj­e pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimi­n se Policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrollua­r shtëpinë e të dyshuarit. Ndërsa në lidhje me një plagosje të rëndë me dashje, të ndodhur më 15 maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi i dëmtuari E. Nushaj e tërhoqi padinë. Në dhjetor 2015, u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet “BMW X5” dhe u dhunua prej tyre derisa u zbulua nga Policia. Por pas lirimit, ai pretendoi se nuk ishte mbajtur peng dhe as nuk ishte dhunuar nga njeri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania