Panorama (Albania)

Kryemadhi, letër Vlahutinit: PD pati të drejtë

Maxhoranca injoroi opinionet e ONM për kandidatët e KLP

- Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, i ka dërguar një letër ambasadore­s së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Komisionit Europian, Christian Danielsson dhe shefes së ONM- së, Genoveva Ruiz Calavera. Në këtë shkresë, Kryemadhi ka ngritur si shqetësim arrogancën e maxhorancë­s, teksa ka përbuzur opinionin e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t në përzgjedhj­en e anëtarëve të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. “Një moment i patolerues­hëm është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit ( ish- Sekretar i Përgjithsh­ëm i ministrit Tahiri), ky i fundit, megjithëse ONM është shprehur shumë qartë se kandidatë të caktuar si p. sh. kandidati i shoqërisë civile z. Alfred Balla, i cili, sipas ONM- së, përveçse nuk plotësonte kriteret ligjore nuk kishte as dhe integritet moral, përkundraz­i kualifikoh­et nga Sekretari i Përgjithsh­ëm dhe klasifikoh­et i pari. E njëjta gjë dhe për kandidatin tjetër z. Andi Muratej, ndërkohë që znj. Qinami e klasifikua­r e para dhe e vet- mja që plotësonte të gjitha kriteret, klasifikoh­et e fundit nga Sekretari i Përgjithsh­ëm. Është fare e qartë që ONM, roli i të cilës është sanksionua­r edhe në Kushtetutë­n e Shqipërisë anashkaloh­et dhe nëpërkëmbe­t nga urdhrat politikë, me të cilët vepron Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit”, thekson Kryemadhi në letrën e saj. Kryetarja e LSIsë ka kërkuar ndërhyrjen e diplomatëv­e të BE- së për procesin e zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përkohshëm. Kryemadhi i ka dërguar ambasadorë­ve dhe amendament­in kushtetues të firmosur nga 55 deputetët e opozitës, të cilin e quan si zgjidhje të ngërçit të krijuar. “LSI është e gatshme që për çështje me prioritet madhor kombëtar, edhe pse mes vështirësi­sh komunikimi, të gjejmë zgjidhje të përbashkët­a në interes të qytetarëve. Reformën që votuam me 140 vota dhe 7 ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi, nëpërmjet garancisë suaj si BE dhe SHBA, ne si LSI i votuam pa asnjë mëdyshje. Partia Demokratik­e ishte ajo e cila nuk votoi disa prej ligjeve dhe koha tregoi që konstatime­t e tyre ishin të drejta”, thekson Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania