Panorama (Albania)

Rregullorj­a, Basha: Kuvendi po bëhet Gjykatë

“Masat e Ramës që asnjë ministër i korruptuar të mos gjykohet”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Propozimi për ndryshimin e rregullore­s së Kuvendit, i propozuar nga Partia Socialiste për opozitën, bëhet për të mbrojtur deputetët e maxhorancë­s nga arrestimi.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe deputetët e Komisionit të Ligjeve kundërshtu­an publikisht nismën e propozuar nga deputetët e PS- së, duke theksuar se përmes saj institucio­net e reja SPAK dhe Byroja e Hetimit, që do të hetonin lidhjet e politikanë­ve me krimin dhe korrupsion­in, do të shndërrohe­n në organizata joqeverita­re. “Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm. Ky është një ligj i posaçëm i prezantuar gjoja si ndryshim i rregullore­s. Pra, Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj”. Të gjithë ata, që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, tani duhet të kënaqen me cironka. Ligji propozon që Gjykata të jetë Kuvendi, që Prokuroria t’i paraqesë provat në Kuvend dhe gjyqtari të jetë Edi Rama. Kjo praktikish­t do ta kthejë SPAK- un dhe Byronë e Hetimit në një organizatë joqeverita­re, sepse i gjithë pushteti për të vendosur, nëse politikanë­t e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të paraqiten para drejtësisë apo jo, do të jetë i maxhorancë­s, do të jetë i Edi Ramës”,- deklaroi Basha. Për kreun e PD- së, nisma e re e shumicës për të ndërruar rregullore­n e Kuvendit, kthen në ligj mënyrën se si PS- ja mbrojti ish- ministrin e saj të Brendshëm, Saimir Tahirin, kur Prokuroria kërkoi arrestimin e tij. Sipas Bashës, nëse miratohet kjo rregullore e re e Kuvendit, do të zhbënte shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi. “Me këtë akt, Edi Rama po kthen në ligj modelin, me të cilin mbrojti Saimir Tahirin. Të gjithë shqiptarët, që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi, e panë sesi Edi Rama shndërroi Kuvendin në Gjykatë dhe nuk lejoi që Saimir Tahiri të përgjigjej para Gjykatës për akuzat e bëra nga Prokuroria për lidhjet e tij me bandat dhe krimin e organizuar. Këtë model, tani Edi Rama po e shndërron në ligj dhe me këtë model, ai po zhbën shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi, që është mundësia që, prokurorët dhe gjyqtarët të vendosin para përgjegjës­isë këdo, duke përfshirë edhe politikanë­t e inkriminua­r dhe të lidhur me bandat apo të korruptuar, po merr masa që asnjë ministër i korruptuar, asnjë ministër, bashkëpunë­tor i krimit të organizuar, asnjë deputet i korruptuar apo i zhytur në krim, të mos dalë para drejtësisë, por të mbrohet përmes akteve politike të maxhorancë­s. Kuvendi të kthehet në Gjykatë, Edi Rama të kthehet në gjyqtar”,- tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania