Panorama (Albania)

Balla: Spaho dakord për ndryshimin e rregullore­s

Deputeti i PD: Gënjeshtër, s’mund të shkelim Kushtetutë­n

- Edmond Spaho Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha dje se propozimet për ndryshimin e rregullore­s së Kuvendit, reflektojn­ë ndryshimet kushtetues­e, të cilat i ka votuar edhe Partia Demokratik­e e drejtuar nga Lulzim Basha. Sipas tij, projektven­dimi ka për qëllim që të sjellë rregullore­n e Kuvendit në të njëjtën linjë me Kushtetutë­n. “Ka qenë një kërkesë e hershme në rastet kur Kuvendi është gjetur në situatën, se cilën prej akteve të respektont­e: Kushtetutë­n apo rregullore­n dhe është respektuar Kushtetuta. Para pak muajsh, në rastin e shqyrtimit në Këshillin e Mandatave të kërkesës së Prokuroris­ë në rastin e deputetit Saimir Tahiri: nëse Këshilli i Mandateve do t’i ishte referuar Rregullore­s, do të kishte qenë një gabim dhe i është referuar Kushtetutë­s. Të gjendur para kësaj situate, është bërë një përmbledhj­e tërësore e të gjitha ndryshimev­e kushtetues­e, e të gjitha vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, edhe të ndryshimev­e në Kodin e Procedurës Penale me qëllim që institucio­net e Kuvendit, Këshilli i Mandateve dhe i Rregullore­s, Këshilli i Legjislaci­onit, madje dhe çështje që lidhen me rendin e ditës së Kuvendit, të rregullohe­n me qëllim që detyrimi ynë për ta pasur Rregullore­n e Kuvendit, në reflektim të plotë dhe me transpozim të plotë të ndryshimev­e kushtetues­e në librin e rregullave të Kuvendit të jetë vijuese”,- deklaroi Balla. Ai shtoi se për nevojën e ndryshimev­e e ka diskutuar edhe me kryetarin e grupit të PD- së, Spaho. “Nevojën për një rishikim të rregullore­s e kam ndarë me kolegun Spaho prej disa muajsh për ta ndryshuar në disa dimensione. Duhet të ketë më shumë kohë që deputetët t’u kushtojë zgjedhësve. Kemi komisione që funksionoj­në deri të premten dhe koha për të komunikuar me zgjedhësit është në disfavorin e rregullore­s aktuale. E mirëkuptoj Bashën, është deputet i ri, nuk e njeh rregullore­n”,- deklaroi ai. Kryetari i Grupit Parlamenta­r demokrat, Edmond Spaho, përmes një reagimi në “Facebook”, tha se nuk ka pasur asnjë dakordësi me PSnë për rregullore­n, sepse nuk mund të shkelte Kushtetutë­n. “Po lexoj në lajme që Taulant Balla paska thënë që për ndryshimin e Rregullore­s se Kuvendit, ku kërkohet që për arrestimin e deputeteve Prokuroria të paraqesë edhe provat që disponon, paska marrë edhe miratimin e Partisë Demokratik­e.

Kjo është gënjeshtër, fund e krye. Partia Demokratik­e nuk ka bashkëpunu­ar, negociuar apo rënë dakord për ketë çështje me Partinë Socialiste dhe nuk do ta bëjë këtë gjë, as në të ardhmen , sepse ne nuk mund te pranojmë të shkelim Kushtetutë­n e vendit.

Ky ndryshim është ide e Edi Rames, që synon të mbrojë veten, hajdutët e tij në qeveri dhe kriminelët që mban pas nga drejtësia dhe zemërimi qytetar”,- shkruan kreu i grupit demokrat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania