Panorama (Albania)

Spaho: PD paralajmër­oi korrupsion­in qeveritar të ARMO- s. Protestoni!

- TIRANE Edmond Spaho

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilëson kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, si modelin që Kryeminist­ri Edi Rama ka dhënë për aleancën me krimin. Në një takim me strukturat e PD- së në Elbasan, kreu i opozitës u bëri thirrje banorëve të këtij qyteti, të vrasin frikën dhe të protestojn­ë më 27 janar përpara Kryeminist­risë.

Për Bashën, shteti me qeverisjen e Edi Ramës është në dorë të bandave të lidhura me të dhe me drejtuesit lokalë që mbështesin atë. “Ato pamje shokuese tregojnë, në fakt, se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktar­i dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrin­os Qazim Sejdinit”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës i bëri të qartë strukturav­e të PDsë dhe banorëve të Elbasanit se nuk kërkon të vijë në pushtet përmes protestave, por vetëm me votën e lirë të qytetarëve. Për Bashën, qytetarët duhet të protestojn­ë për t’i dhënë një mesazh kreut të qeverisë se e kanë vrarë frikën dhe se janë kundër qeverisjes së tij me krimin. “Ajo që kërkojmë më 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeminist­ër. Unë nuk dua të jem një kryeminist­ër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeminist­ër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tona, në vizionin tonë, në vlerat tona”, tha Basha.

PROTESTA Opozita e bashkuar ka thirrur më 27 janar një protestë popullore përpara Kryeminist­risë. Vendimi për protestën e demokratëv­e erdhi pas një sërë vendimesh të qeverisë, të cilat kulmuan me zgjedhjen e Kryeprokur­ores së re vetëm me votat e PS- së. Në takimin me strukturat e PD- së në Elbasan, Basha ka theksuar se pasoja më

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho, deklaroi se opozita e paralajmër­oi që në shtator 2016 aferën korruptive të ARMOs, që tani la në rrugë naftëtarët. “Më 2 Shtator 2016, Partia Demokratik­e bëri publik faktin se Edi Rama i dha mikut dhe klientit të tij, Besos së Tajvanit, kompaninë Armo. Në atë kohë, deklaruam se kompania e pretenduar nga qeveria si investitor i fuqishëm amerikan ishte një kompani guaskë, që përdorej për të mbuluar aferën korruptive me ARMOn e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt. Ky është një rast i rëndë korrupsion­i qeveritar ku peshkaqenë­t jo vetëm gllabëruan naftën e vendit dhe futën në xhepa fitimet nga shitja e saj, por shpallin falimentin dhe hedhin në rrugë të madhe mijëra punonjës. Ka vetëm një rrugë për të gjithë ata që poshtërohe­n nga qeveria dhe nuk gjejnë zgjidhje prej saj, të bashkohen me opozitën më 27 Janar në Tiranë, në protestën kundër kësaj qeverie hajdutësh dhe kriminelës­h, të cilët për pasurimin e tyre nuk njohin asnjë kufi”, tha Spaho. tronditëse e aleancës së Edi Ramës me krimin është emigrimi i më shumë së 100 mijë të rinjve gjatë qeverisjes së tij. Basha u shpreh se duke pasur prioritet pasurimin e krimit dhe disa klientëve, që i përdor për të mbajtur pushtetin, Edi Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. “Në vetëm 4 vjet, janë dyfish prindër që kanë parë gë- zimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga qejfi, jo nga dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por, sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por, po kështu, në shërbimet shëndetëso­re të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër”, u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania