Panorama (Albania)

Meta: Partitë t’i kthehen dialogut politik

“Në 6 muajt e ardhshëm, të çelim negociatat me BE”

-

Presidenti Meta, në prag të çeljes së negociatav­e me Bashkimin Europian, u bëri thirrje partive politike që të heqin dorë nga fryma konfliktua­le dhe t’i kthehen dialogut politik. Gjatë pritjes vjetore me trupin diplomatik, kreu i shtetit tha se “Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj europian”. Ne kemi pritmërinë legjitime që në 6- muajt e ardhshëm, të çelim negociatat e anëtarësim­it me Bashkimin Europian. Çelja e negociatav­e, gjatë Presidencë­s bullgare, na kërkon shumëfishi­min e përpjekjev­e të përbashkët­a për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët europiane të vendit. Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtue­se, duhet t’i lenë vendin bashkëpuni­m- it dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritete­t kyçe, duke nisur me Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administra­tën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut”,- tha Presidenti i Republikës. Reforma në Drejtësi dhe ngritja e institucio­neve të reja, për kreun e shtetit, janë pritshmëri­të e mëdha të qytetarëve shqiptarë, ndërsa e cilësoi me rëndësi të veçantë pavarësinë e institucio­neve të reja. “Qytetarët tanë, së pari, por edhe gjithë partnerët, presin ngritjen e institucio­neve të reja të drejtësisë në respekt të ndryshimev­e kushtetues­e të re- alizuara me konsensus. Ndaj, zbatimi i reformës në mënyrë transparen­te, të përgjegjsh­me e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpuni­m të qëndrueshë­m e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmër­inë dhe qëndrueshm­ërinë e institucio­neve të reja të drejtësisë. Niveli i pavarësisë së institucio­neve, mbetet barometri më i saktë i standardit të demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës”,- tha kreu i shtetit. Ai vlerësoi rolin e partnerëve të Shqipërisë, veçanërish­t të SHBA- ve për suksesin e reformave në vend. “Viti 2018 shënon 100- vjetorin e përfundimi­t të Luftës së Parë botërore dhe në mbarë botën do të flitet për mësimet që na jep historia. Për shqiptarët, ky përvjetor rifreskon rolin vendimtar të Presidenti­t amerikan Uillson, për mbijetesën e shtetit shqiptar. Me këtë rast, dua të rikonfirmo­j mirënjohje­n e thellë për miqësinë e fortë që SHBA- të i kanë ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëv­e për më shumë se një shekull. Falë kësaj mbështetje­je të vyer, jam i bindur se Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e reformave, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e kontrollit të kufijve, sfida që lidhen ngushtë me sigurinë tonë kombëtare dhe të rajonit”,- tha Presidenti i Republikës.

 ??  ?? Presidenti Meta me trupin diplomatik
Presidenti Meta me trupin diplomatik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania