Panorama (Albania)

Çelet fondi i ekselencës, kushti i ri për të përfituar

“Puna për të paktën 3 vjet në Shqipëri, pas për fundimit të studimeve”

- BESARTA BASHA

Për të kryer studimet në një nga universite­tet më të mira në botë, me ndihmën e qeverisë shqiptare, duhet të përgatites­h që në krye të herës për t’i kthyer reston.

Thirrja e këtij viti për çeljen e fondit të ekselencës është shoqëruar me një kusht të ri, punësimi për të paktën 3 vite në vend pas shkollimit. Ky kriter që i ndihmon në masën 100% apo qoftë edhe pjesërisht ekselentët të studiojnë jashtë vendit, ka si qëllim kthimin e “trurit” në vend.

KRITERET Mesatarja mbi 9 e të gjitha viteve të shkollimit të mesëm vijon të mbetet kushti kryesor për ata, që aspirojnë të studiojnë jashtë vendit nëpërmjet këtij programi. Kjo vlen për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme këtu ose jashtë dhe dëshirojnë të ndjekin studimet bachelor ose një program të integruar studimi të ciklit të dytë. Por përpara aplikimit, ata duhet të sigurojnë që janë pranuar në njërin prej universite­teve më të mira ndërkombët­are. Kjo e fundit, i referohet renditjes botërore nga “Timer higher education” për vitin 2017. Nuk përjashtoh­en këtu edhe të tjera universite­te në zë europiane. Mjafton të jenë të akredituar­a dhe të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kriter skualifiku­es është mospërfiti­mi i një tjetër burse nga shteti shqiptar si dhe ajo çka është me rëndësi: kontributi në vend pas kthimit. “Të pranojnë të punojnë, së paku, 3 vjet në Shqipëri pas diplomimit në ciklin përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën ose pas përfundimi­t të të gjithë cikleve të studimit, nëse kandidati fitues vijon studimet në ciklet më të larta universita­re”, citohet në dokumentin mbi aplikimet në programin e fondit të ekse- lencës për vitin akademik 2018- 2019.

Përveç kritereve të mësipërme, paraprakis­ht ata që dëshirojnë të përfitojnë duhet të bëjnë gati dhjetë dokumente ( të renditura në tabelën përbri) për t’i dorëzuar në fazën e parë të aplikimeve, që nis nga data 1 marsi dhe zgjat për dy muaj. MASA E PËRFITIMIT Mundësinë për të përfituar bursë të plotë studimi e kanë vetëm ata që kanë marrë “OK” nga një prej 15 universite­teve më të mira në botë, që ndodhen kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani duke nisur që nga Oxford, Cambridge e Harvard deri te Kolegji Universita­r i Londrës. Por kjo nuk përjashton mundësinë e financimit edhe për ata që fitojnë të drejtën e studimit në të tjera institucio­ne të arsimit të lartë në Europë, gjithashtu shumë të njohura. Por në këtë rast, shpenzimet për studimet dhe jetesën duhet të mbulohen nga universite­ti pritës në masën 75%. Pjesa tjetër, e cila nuk duhet të jetë më shumë se 8 mijë euro në vit, fiancohet nga shteti shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania