Panorama (Albania)

Do përdorej për trafik droge, zbulohet skafi i braktisur në Vlorë

-

VLORE – Policia e Vlorës ka sekuestrua­r dje një skaf që në bregdetin e Radhimës, ndërsa ka nisur hetimet për identifiki­min e pronarëve. Burimet thanë, se ka dyshime se mjeti lundrues do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike, por moti i keq u ka prishur planet trafikantë­ve. Për këtë arsye, ata kanë braktisur në Radhimë gomonen me gjatësi 9 metra, që u sekuestrua nga Policia. Gjatë orëve të para të së enjtes, shërbimet e Policisë Kufitare së bashku me Delta Forcën, gjatë patrullimi­t të kontrollit të territorit, kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë, në breg të detit, gomonen me dy motorë. Ndërsa kanë pikasur mjetin lundrues, uniformat blu kanë këqyrur në brendësi të saj, por nuk është gjetur asnjë lëndë e dyshimtë. Dyshimet e Policisë janë se me mjetin lundrues mund të jetë tentuar të përdoret për trafik të lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të identifiku­ar personin apo personat që kanë në pronësi mjetin lundrues, por deri më tani nuk është arritur të identifiko­het se kujt i përket gomonia. “Nga verifikimi paraprak, dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligj­shëm. Po vijojnë verifikime­t për dokumentim­in e plotë ligjor dhe identifiki­min e pronësisë së këtij mjeti”, bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë, burime nga Policia, kanë konfirmuar për “Panorama” se nga këta të fundit është bërë edhe këqyrja e vendit përreth zonës ku u gjet mjeti lundrues për të parë nëse ka pasur tentativë trafiku dhe nëse gjendej sasi të lëndëve narkotike. Nga verifikime­t e para, grupi hetimor që po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes, ka ngritur dyshime se, tentativa për të trafikuar lëndë narkotike ka dështuar për shkak të motit të keq ose nga shfaqja e ndonjë avarie në mjetin lundrues. Kjo ka bërë që trafikantë­t më pas të braktisin gomonen në zonën e Radhimës. Gjithsesi, Policia vijon hetimet për të identifiku­ar pronarin e mjetit lundrues, çka do të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania