Panorama (Albania)

Bien gurët nga mali, Dukagjini 16 orë i bllokuar

Aksi tashmë në varësi të Bashkisë. Nuk është parashikua­r në buxhetin e 2018- ës

- SHKODER/

Rruga në fshatin Omaraj që lidh Dukagjinin dhe fshatra të njësisë Postribë me Shkodrën ka qëndruar e bllokuar nga rrëshqitja e masivëve të gurëve.

Për orë të tëra banorët e këtyre zonave janë detyruar që të presin. Aksi qëndroi për 16 orë i bllokuar, ndërsa me dhjetëra mjete qëndruan në dy anët e rrugës duke pritur me shpresën që segmenti i bllokuar të hapet. Banorët kanë lajmëruar që ditën kur u bllokua më 17 janar, por nuk ka pasur reagim nga institucio­net. Sipas burimeve, shkak i rrëshqitje­s së gurëve është devijimi i ujit në kanalin e Shtodrit që ndodhet mbi rrugë. Me 22 dhjetor ka mbaruar kontrata me firmën që e ka pasur në mirëmbajtj­e dhe menjëherë rrugë si kjo i kanë kaluar Bashkisë Shkodër, duke mos i lënë kohë që ta parashikoj­ë në buxhetin e 2018- ës dhe të kontraktoj­ë një firmë tjetër. Pas 16 orësh të bllokuar, një fadromë e mundësuar nga Bashkia Shkodër ka ardhur për të hapur rrugën duke bërë të mundur kalimin nga Shkodra drejt Dukagjinit dhe anasjellta­s. Në vazhdimësi rrezikon që të bllokohet sërish nga rrëshqitja e gurëve për shkak se jo vetëm nuk është e mbrojtur, por edhe se nuk ka një firmë të nënkontrak­tuar për këtë vit. E vetmja mundësi mund të jetë përmes fondit të emergjenca­ve të Bashkisë Shkodër. Banorët u shprehën të shqetësuar dhe për ta, pritja e gjatë është e pajustifik­uar. "Unë kam 6 orë që pres për të kaluar. Jam nga Ura e Shtrenjtë këtu në Postribë dhe dua të dal në Shkodër për të blerë disa gjëra. Erdha deri këtu, por bashkë me familjen po pres prej disa orësh për shkak se rruga është e bllokuar. Kemi njoftuar, por askush nuk e ka marrë mundimin që të vijë në kohë dhe të bëjë të mundur hapjen e rrugës. Këtu jemi rreth 50 mjete aktualisht, por pa harruar se shumë makina të tjera janë kthyer mbrapsht duke mos arritur të shkojnë drejt Shkodrës apo anasjellta­s. Kur duan votat, vijnë dhe i marrin dhe premtojnë shumë gjëra, por tani që kemi nevojë, Bashkia Shkodër dhe institucio­net e qeverisë nuk interesohe­n fare për ne. Nuk është aspak normale që të presim kaq gjatë. Si unë janë edhe rreth 100 persona të tjerë që po presin", shprehet Haxhi Syk- ja. Ndërsa banori tjetër, Fatmir Ramollaj u shpreh se kishte mbetur në rrugë bashkë me djalin e tij dhe se kanë ardhur nga një fshat pak më lart. "Unë jam duke shkuar drejt Shkodrës për të blerë disa gjëra për bujqësi, sepse e kam shumë të nevojshme, por jam bllokuar. Kam rreth 8 orë që jam duke pritur. Duke biseduar me të tjerët që janë para meje, më thanë se rruga është bllokuar që në orën 18: 00 të 17 janarit dhe kanë kaluar 15 orë dhe REPUBLIKA E SHQIPERISE ende rruga nuk është hapur. Tani mua më duhet të pres e po ashtu edhe djalit tim, sepse na duhet medoemos që të ikim për të blerë disa gjëra që na nevojiten për bujqësinë. Shumë persona janë kthyer në mes të rrugës, sepse nuk kanë pasur mundësi për të pritur. Imagjinoni sikur të ketë një rast emergjent te ndonjë prej familjeve që jetojnë në fshatrat e Postribës ose Dukagjinit. Kjo është e pafalshme për institucio­net", deklaron Fatmir Ramollaj.

 ??  ?? Rruga e bllokuar nga gurët
Rruga e bllokuar nga gurët
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania