Panorama (Albania)

Dënimi i kancelarit, hetim kryegjyqta­rit të Shkodrës

Ministria e Drejtësisë: U fsheh dënimi i kancelarit

-

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës, pasi sipas informacio­neve që ajo disponon, ky i fundit nuk ka përcjellë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e kancelarit të kësaj gjykate, Artan Dragani.

Sipas të dhënave, Dragani rezulton se është person i dënuar më parë për një aksident automobili­stik me pasojë vdekjen. Kjo ka bërë që në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, kancelari i Gjykatës së Shkodrës të rezultojë se është i padënuar më parë. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar edhe një shkresë Departamen­tit të Administra­tës Publike për kancelarin e Gjykatës, i cili nuk e ka deklaruar dënimin e vitit 2012 në formularët e vetëdeklar­imit. Vetë kreu u Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, me një shkresë për ta informuar lidhur me situatën. Ai sqaron në shkresë se vendimi për dënimin e Artan Draganit është dhënë në vitin 2012, ndërsa ai vetë e ka marrë postin e kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, në fund të vitit 2014. Zefi thotë në shkresë se pasi mori detyrën, ai ka nxjerrë një urdhër të brendshëm në mënyrë që të gjitha vendimet e atij lloji, të dërgoheshi­n në zyrën e Gjendjes Gjyqësore. Ky urdhër është marrë pasi Zefi ka konstatuar edhe shumë vendime të ngjashme, që nuk ishin dërguar në zyrën përkatëse. Ai, madje ka shkuar më tej, duke thënë se ka shkarkuar kryesekret­arin e mëparshëm për këtë çështje dhe se për rastin konkret të Draganit, nuk ka pasur dijeni në0se është dërguar ose jo vendimi.

SHKRESA E ZEFIT

"E nderuar znj. Etilda Gjonaj! Për sa kërkoni në shkresën tuaj Nr. Dh- 126/ 5 Prot. datë 21.12.2017, për dërgimin e shkurtimit të vendimit penal nr. 523 ( 7957) datë 01.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pranë Zyrës së Gjendjes Gjyqësore Tiranë, ju informoj:

Nga verifikimi i librit të protokolli­t të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se nuk është dërguar shkurtimi i vendimit penal të sipërcitua­r pranë Zyrës së Gjendjes Gjyqësore Tiranë. Me marrjen e detyrës si kryetar i Gjykatës, në nëntor të vitit 2014, kam konstatuar mangësi të theksuara nga kryesekret­arja e Gjykatës, duke mos zbatuar nenin 481 të Kodit të Procedurës Penale ( në atë kohë pa afate të përcaktuar­a) për dërgimin e vendimeve penale në Zyrën e Regjistrit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë. Për këtë janë marrë masa urgjente duke plotësuar dhe dërguar qindra buletine të mbetura pa u dërguar në zyrën përkatëse. Më lejoni e nderuar që t'ju informoj se, për periudhën në fjalë, është konstatuar ( më datë 10.03.2016) edhe arshivimi i një dosjeje penale të kryer për gjykim nga Gjykata e Lartë, pa kaluar ende në gjykim. Për rastin është njoftuar menjëherë KLD- ja dhe Ministria e Drejtësisë dhe nga ana ime si kryetar i Gjykatës, është larguar nga puna kryesekret­ari i Gjykatës dhe janë marrë masat për kalimin urgjent në gjykim të çështjes. Konstatimi i këtij rasti vë në vëmendjen tonë mundësinë që mund të ketë edhe raste të tjera, prandaj do të marrë të gjitha masat për verifikim".

 ??  ?? Arben Zefi, kryetari i Gjykatës së Shkodrës
Arben Zefi, kryetari i Gjykatës së Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania