Panorama (Albania)

Liderët serbë në varrimin e Ivanoviç, nuk flet askush

Opozita serbe në Kosovë akuzon Beogradin për sarkazëm

-

Politikani opozitar i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, u varros të enjten në varrezat e reja në Beograd, me kërkesë të familjes, që do të shpërngule­t për në kryeqyteti­n e Serbisë për të jetuar.

Bashkëshor­tja e Ivanoviç, Milena Bogdan, e cila ka një fëmijë 6- vjeçar me viktimën, tha se nuk do të shkelë më kurrë në veri të Mitrovicës. Në ceremoninë e varrimit të politikani­t serb në Beograd, kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë politikanë­t serbë. Ishte i pranishëm ish- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, Kryeminist­rja Ana Barbiq, Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, etj. Ivanoviç u vra me gjashtë plumba, pasi u qëllua jashtë zyrave të partisë së tij në veri të Mitrovicës, nga një makinë në lëvizje. Kryeminist­rja serbe, Ana Barbiq, në varrezat e qytetarëve të shquar në Beograd, u shprehu ngushëllim­e familjarëv­e të Ivanoviç dhe më pas u ul afër varrit të tij duke qarë. Për ta përcjellë në banesën e fundit nuk u mbajt asnjë fjalim. Presidenti Vuçiç nuk ishte i pranishëm, ka thënë se do ta “nderojë” në vendin ku u vra.

FARSA Në një intervistë për DË, politikani serb në Kosovë, Marko Jaksiq, tha duke iu drejtuar autoritete­ve serbe se, “Deri dje e keni quajtur Ivanoviç lojtar dhe tradhtar e sot po e varrosni në Aleji si qytetar nderi. Ky lloj sarkazmi i flet të gjitha. Nuk mundeni të veproni kështu, njerëzit nuk janë budallenj”. Ai shtoi se është mjaft e vështirë gjetja e vrasësit të Ivanoviç. Fakti se autoritete­t në Serbi ishin kundër Ivanoviç, është folur edhe nga politikanë të tjerë. Partia “Lista Serbe” është një degë e partisë së Progresit nga Serbia dhe komandohet nga Beogradi, sipas DË. Ale- ksandër Vuçiç e mbështeti hapur “Listën Serbe” në zgjedhje, ndërkohë që televizion­e të afërta me qeverinë, çdo lloj opozite serbe në Kosovë, sidomos Oliver Ivanoviçin, e cilësonin si tradhtar dhe mik të shqiptarëv­e. Ai i humbi zgjedhjet. Politikani opozitar serb, Dordje Vukadinovi­ç, tha për DË se, “Nuk e di kush e ka vrarë Oliverin, por ne të gjithë e dimë se kush e ka bërë atë tabelë qitjeje”. Ndërsa Gjenerali Miomir Stojanoviç, ish- drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë Serbe dhe ish- kryetari i Komitetit Parlamenta­r për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së Ivanoviç, me siguri nuk qën- dron faktori shqiptar. “Ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kjo është vrasje me motive politike ose pjesë e grupeve kriminale në veri të Kosovës”,- ka thënë Stojanoviç.

HETIMET Policia e Kosovës ka identifiku­ar një numër shasie të veturës së djegur, që besohet se është përdorur nga vrasësi i Ivanoviç. Detajet u gjetën si rezultat i bashkëpuni­mit me një shtet të BE- së. Kjo makinë, që nga viti 2009, ka qenë pronë e dikujt në një adresë të caktuar në Serbi. Policia ka arritur të sigurojë se kujt i është shitur ajo që nga mesi i vitit 2017. Makina ka hyrë në Kosovë nga Serbia.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç
 ??  ?? Kryeminist­rja serbe në varrimin e Ivanoviç me të venë e tij
Kryeminist­rja serbe në varrimin e Ivanoviç me të venë e tij
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania