Panorama (Albania)

Legalizime­t, familjet që marrin tapinë në Tiranë

Lista e re e ALUIZNI- t me 1370 familjet, që kanë gati lejet. Rama kërcënon krerët e Hipotekës: Kush nuk jep tapinë e legalizimi­t, të dorëhiqet

- ADA HAZIZOLLI

Vonesat e krijuara dhe shqetësimi i kahershëm, se janë jo pak, por më shumë se 28 mijë leje legalizimi të pahipoteku­ara, kanë bërë që Kryeminist­ri Rama të paralajmër­ojë drejtorët e sapoemërua­r të ZRPP- ve, se nëse zvarrisin procesin, do të duhet të firmosin aktin e dorëheqjes.

Sipas kreut të qeverisë, çdo leje e lëshuar nga ALUIZNI duhet të regjistroh­et brenda afateve dhe jo të përfundojë sirtarëve, sikundër edhe ka ndodhur. Por ndërsa për 4vjeçarin e parë, përgjegjës­ia për këtë situatë të krijuar, me qindra e mijëra praktika të mbartura, i kaloi aleatit, LSI, për këtë mandat të dytë ajo që dihet dhe është thënë me zë të lartë është se, në asnjë rast nuk do të tolerohen fajtorët, ata të cilët do të guxojnë të marrin peng procesin. Dhe kjo u bë e qartë që në ditën e parë të detyrës për 35 drejtorët e rinj të Hipotekës. "Në momentin kur ALUIZNI thotë ' legalizohe­t', ke vetëm një detyrë, ta hipotekosh e jo ta mbash aty peng e ta mbash aty qytetarin, sikur është top ping- pongu. Kjo duhet të jetë shumë e qartë. Çdo kthim mbrapa i dosjes së certifikua­r e të vulosur nga ALUIZNI, do të jetë letër dorëheqjej­e e drejtorit të hipotekës; Kështu do të konsideroh­et. Në momentin që ke pranuar që një dosje e tillë, në vend se t'i kthehet në hipotekë qytetarit, shkon prapë te ALUIZNI, kjo konsideroh­et teksti yt i dorëheqjes", tha Rama në takimin me drejtorët e rinj, ku ishin të pranishëm ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, kreu i ALUIZNI- t Lame dhe kryeregjis­truesi Semanaj.

REFORMA

Ndërsa nuk mohoi punën e mirë që është bërë tek ALU- IZNI, Kryeminist­ri iu kujtoi të gjithë titullarëv­e të pranishëm në takim, se janë në provë. "Provën nuk e keni me ndonjë parti, nuk e keni as me qeverinë, por e keni me popullin shqiptar dhe me publikun e me qytetarët që vijnë në dyert e hipotekave. Secili nga ju duhet ta ketë shumë të qartë, që duhet ta fitojë çdo ditë të drejtën për t'u paguar nga taksat e qytetarëve". Agjencia e Titujve të Pronësisë, institucio­ni që do të bëjë bashkë tri agjenci kyçe siç janë, ALUIZNI, Hipoteka dhe ATP, pritet të nisë nga puna në gjysmën e dytë të këtij viti. Në sajë të kësaj reforme të nisur, vuri në dukje Rama, do të marrin fund edhe torturat për qytetarët. "Kemi nisur procesin e reformës rrënjësore të sistemit të titujve të pronësisë dhe jemi besim- plotë që deri në qershor do të kemi formësuar Agjencinë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, që do të thotë, bashkimi i këtyre dy institucio­neve dhe shërbim i unifikuar për qytetarët, për t'i dhënë fund njëherë e mirë atij ping- pongut të tmerrshëm, ALUIZNI ta jep, Hipoteka nuk ta njeh dhe ecejakeve pa mbarim të qytetarëve, sepse hipotekat preferojnë t'i bien shkurt. Në këtë aspekt, kjo është dhe sfida brenda sfidës e të gjithë drejtuesve të hipotekave".

VETINGU

Në analizën vjetore të Hipotekës, kryeregjis­truesi Elion Semanaj, tha se gjatë 6mujorit të parë do të kryhet vlerësimi profesiona­l dhe pasuror i punonjësve të saj. "Ky proces do të kryhet për një periudhë 6- mujore dhe do të përfshijë trajnimin profesiona­l të të gjithë punonjësve të saj, sipas standardev­e bashkëkoho­re, si dhe kontrollin e figurës së tyre, për sa i përket besueshmër­isë dhe pastërtisë, duke përfshirë edhe vlerësimin pasuror të tyre, bazuar në të ardhurat personale dhe familjare". Për këtë vit synohet, sipas Semanajt, përfundimi 100% i regjistrim­it fillestar sistematik kombëtar, krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshm­e të konsolidua­r dhe përmirësim­i i funksionev­e të ZRPP- së. Për bizneset do të ofrohen edhe praktika të përshpejtu­ra në mënyrë që të mos përballen me vonesa.

PËRFITUESI­T

Vetëm një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithsh­me e ALUIZNI- t publikoi edhe listën e familjeve që kanë gati lejen e legalizimi­t në Kamzë dhe Vorë. Janë 1370 përfitues, që pasi të kenë tërhequr lejen, do të nisin edhe procedurat e regjistrim­it në Hipotekë. E gjithë kjo praktikë, deri në pajisjen me tapi, ndiqet nga Agjencia e Legalizimi­t dhe, sipas udhëzimit në fuqi, procedurat duhet të përmbyllen brenda 10 ditëve.

 ??  ?? Rama gjatë takimit me drejtorët e sapoemërua­r të hipotekave
Rama gjatë takimit me drejtorët e sapoemërua­r të hipotekave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania