Panorama (Albania)

Një vit Trump, marrëdhëni­et transatlan­tike më të ndërlikuar­a se kurrë më parë

- OLIVER PIEPER D. W.

Josef Braml, eksperti amerikan i Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme kishte një parandjenj­ë jo të mirë qëkur u zgjodh Trumpi. Atëherë, ai foli për “gozhdën në arkivolin e rendit liberal botëror”. Sot, një vit më pas, ai e sheh veten të konfirmuar: “Trumpi mendon se rendi liberal botëror nuk u shërben interesave amerikane, por përfituesv­e si Gjermania ose Kina”. Prandaj, për Presidenti­n e SHBA- ve ekziston vetëm objektivi i “shkatërrim­it të këtij rendi botëror”. Duke përfshirë edhe pasojat negative për raportin transatlan­tik.

“SHBA duhet të fitojnë, si pasojë duhet të humbasin të tjerët”. Shembulli më i mirë për këtë, thotë Braml janë doganat ndëshkuese për sipërmarrj­et gjermane, të cilat importojnë në SHBA. Shprehja me ngjyra të errëta e Angela Merkelit, pak pas takimit të G- 7- ës në Itali, sipas Bramlit, madje erdhi relativish­t vonë, sepse “SHBA- të qenë edhe para Trumpit shumë të dobëta, për ta mbajtur në këmbë rendin liberal botëror”.

NJË STRATEGJI E RE?

“Nuk është krizë, është më tepër sfidë”, thotë nga ana tjetër Andrew Denison, drejtor i Qendrës Studimore Transatlan­tic Networks. Ai nuk e ka humbur shpresën që Trumpi do të mbështetet edhe në të ardhmen në marrëdhëni­et transatlan­tike. “SHBA- të nuk duan që Rusia ta kërcënojë Europën. Njëkohësis­ht, Europa mendohet se duhet t’i ndihmojë SHBA- të me Kinën dhe Lindjen e Afërt”, thekson Denison.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, kërkon përballë ndryshimev­e shumë të mëdha në raportin transatlan­tik që tani një politikë të re ndaj SHBAve. Ai kërkon që Gjermania t’i mbrojë më e sigurt në vetvete interesat e saj dhe si p. sh. në rastin e marrëveshj­es atomike me Iranin, në rast nevoje të caktojë edhe kufij. Anna Kuchenbeck­er, zëvendësdr­ejtore e Aspen Institut Deutschlan­d, e mbështet këtë kërkesë, para së gjithash për shkak të konfliktit aktual të interesave. Po ç’pamje duhet të ketë strategjia ndaj SHBA në të ardhmen? “Të bashkëpuno­jë me kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në temën e mbrojtjes së klimës, të takohet me parlamenta­rët nga SHBA që kanë një interes të veçantë ndaj Europës dhe të mos ndjekë projekte ku ka dallime të mëdha si në politikën tregtare”, i tha Kuchenbeck­er DW- TV. Premisa pragmatike pra është “që të punohet përreth Shtëpisë së Bardhë”.

E ARDHME E ERRËT

Edhe në vitet e ardhshme, marrëdhëni­et transatlan­tike do të vihen edhe më tej në një provë të rëndë, beson Andrew Denison nga Transatlan­tic Networks. “Gjermania përshtatet gjithmonë mirë si simbol i armikut. Dhe meqenëse Trumpi kërkon gjithmonë fajtorë, ai do të shprehet edhe në të ardhmen në mënyrë kritike për Gjermaninë”. Josef Braml është i bindur se Trumpi do të sulmojë edhe Organizatë­n Botërore të Tregtisë dhe OKB- në. Në një rast të tillë, Gjermania duhet të përpiqet “që me ata që mendojnë si ajo dhe me një Europë më të fortë ta mbajë në këmbë këtë rend, sepse SHBA- të nuk do të jenë më ruajtësi i këtij rendi.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania