VENDIMET E ‘ 97 Skema e kompensimit, afatet për 1460 pronarë
Agjencia e Pronave sqaron procedurën e kompensimit për 1460 pronarë me dosje të vitit 1997. Afatet dhe sk ema për fondin 4 miliardë lekë
Përfundimi i vlerësimit financiar për 1460 pronarë me vendime ’ 97 i hap rrugën një faze të dytë, atë të aplikimeve në ATP.
Kriteri i paracaktuar për ndarjen e kompensimeve, bazuar në rendin kronologjik të çdo vendimi, nuk i pengon, aq më pak, nuk i penalizon këto familje, që të bëhen pjesë e skemës.
VENDIMET Vetëm një ditë më parë u publikua edhe regjistri me dosjet e ’ 97. Për 942 prej tyre është caktuar masa e përfitimit, ndërsa 423 dosje të tjera janë ende në shqyrtim, duke qenë se nuk iu është përllogaritur fatura. Këto familje kanë 6 muaj afat, përkatësisht deri në fillim të muajit gusht, që të dorëzojnë në ATP dokumentacionin që disponojnë, mbi të cilin të provohet origjina e pronës. Ndryshimi i formulës nuk ka kaluar pa u reflektuar, duke nxjerrë “jashtë loje” 73 pronarë, të cilët janë konsideruar të kompensuar. Në tabelë janë edhe të dhënat për 1460 vendimet që datojnë në ’ 97n. Çka bie në sy, është fakti që pjesa dërrmuese e këtyre sipërfaqeve të vlerësuara rezulton jashtë vijës së verdhë. Pra, kemi të bëjmë me tokë bujqësore në momentin e shpronësimit për më shumë se 800 vendime. Kjo e redukton ndjeshëm vlerën e kompensimit. Një lajm i keq për pronarët ky, por jo për arkën e shtetit, së cilës i lehtësohet barra. SKEMAT E KOMPENSIMIT
Vendimi i fundit i miratuar në Qeveri përcakton se prioritet do të ketë kompensimi MILIARDË lekë do të nevojiten për kompensimin e pronarëve, me vendime që datojnë në 1997- ën. Në këtë faturë nuk përfshihen kategoria e dosjeve, që janë shënuar “kompensuar”, si edhe ata që nuk e kanë ende një vlerë për shkak të mangësive në dosje. Për këto të fundit, afati i dorëzimit të dokumenteve është deri në fillim të muajit gusht të këtij viti. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal, duke e reduktuar ndjeshëm masën e përfitimit në pronën e njohur. Pra, për çdo familje të shpronësuar do të shikohet fillimisht mundësia që t’i kthehet një pjesë e tokës së njohur për kompensim. Në të kundërt, iu lind e drejta të kompensohen financiarisht. Por për këtë është vendosur një prag, çka do të thotë se pronarët mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja dhe për pjesën e mbetur do të kompensohen nga fondi i tokës. “Në shpërndarjen e fondit të tokës, Agjencia e Trajtimit të Pronave udhëhiqet nga kriteri i përzgjedhjes së pronës gjeografikisht më pranë pronës së njohur për kompensim”, specifikohet në vendim. Këtë vit janë 4 miliardë lekë të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit. Krahas tyre janë edhe 23 mijë hektarë tokë bujqësore të lokaliuar në El- basan, Korçë, Gjirokastër dhe Berat. Ajo që ka ndodhur pas ndryshimeve ligjore të miratuara në fund të muajit dhjetor, është fakti që pronarëve iu mohohet e drejta e zgjedhjes. Kjo do të thotë që ata të gjithë do t’i nënshtrohen formulës së mësipërme, pavarësisht vullnetit të tyre. Pagesa me këste për 10 vite do të aplikohet vetëm atëherë kur të jenë ezauruar të gjitha mundësitë dhe të mos ketë më sipërfaqe të lira toke, që të mund të shfrytëzohen apo përdoren për këtë qëllim.