SHBA e shpalli “non grata”, flet Llalla: Lu dezinformoi Departamentin e Shtetit
“Na trajtoi si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”
Ish- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzoi dje ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, se ka keqinformuar qëllimisht Departamentin e Shtetit për të.
Në një intervistë dhënë për gazetën amerikane “Wall Street Journal”, Llalla ka thënë se nuk e di se çfarë provash korrupsioni ka SHBA për të, por fajësoi ambasadorin Lu duke thënë, “ka qenë keqinformues dhe i ka keqinformuar ata me qëllim”. “Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë për shkak të disinformimit të dhënë në lidhje me mua nga ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit”, është shprehur Adriatik Llalla për “Wall Street Journal”. Në vijim të deklaratës së tij, Llalla është shprehur se është trajtuar si kriminel nga ambasadori Lu. “Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithë trupin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, është shprehur Adriatik Llalla për “Wall Street Journal”.
Adriatik Llalla, gruaja dhe dy fëmijët e tij u bllokuan të hyjnë në SHBA, sipas një ligji të vitit 2017, që autorizon Departamentin e Shtetit të vendosë ndalime për viza ndaj zyrtarëve qeveritarë, që janë gjetur të jenë “të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”
Njoftimi i SHBA- ve u bë në një deklaratë të shkurtër. të publikuar të mërkurën në mbrëmje; aty nuk specifikoheshin aktet e korrupsionit. për të cilat ai është akuzuar. Sipas “Wall Street Journal”, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha dje në një e- mail, se departamenti “ka informacion të besueshëm se z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm gjatë qëndrimit të tij në detyrë”. Por ajo nuk pranoi koment të mëtejshëm. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë vetingun për ish- kreun e Akuzës, Adriatik Llalla. Vendimi erdhi një jave pasi vetë Llalla iu drejtua me një kërkesë këtij Komisioni, si dhe kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit Ilir Meta, ku kërkonte largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. Mësohet se një trup gjykues, i përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici, vendosi ndërprerjen e verifikimit për Adriatik Llallën. “Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndër- prerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla”, thuhet në njoftimin KPK- së. Llalla bëhet subjekti i dytë pas anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merr vendim për t’i ndërprerë procesin e verifikimit.