Panorama (Albania)

“Presidenti” i Edi Ramës nuk e ndihmon as Kosovën, as Shqipërinë

- GENC BURIMI

Aka lidhje deklarata për një president të përbashkët Shqipëri- Kosovë që beri Rama në Prishtinë, me problemet që po njohin aktualisht Tirana me Athinën midis tyre? Në momentin kur tensioni dhe vigjilenca qytetare në Shqipëri janë shtuar mbi qeverinë Rama që mos t’i...

bëjë asnjë lëshim Athinës, as mbi detin dhe as mbi çamët; në momentin kur Athina po tregohet po aq kokëfortë dhe e kërcënon Shqipërinë me veto ne procesin e integrimit europian, nëse ajo s’bindet; në këtë moment, pikërisht Edi Rama hap në Prishtinë një front krejt të paparashik­uar. Ai propozon që shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë të zgjedhin një president të përbashkët si simbol i unitetit kombëtar. Kjo deklaratë është kaq diletante dhe e papërgatit­ur, sa me të drejtë lind pyetja nëse qëllimi i saj nuk është te përmbajtja, por tek efekti koleteral që kërkon të krijojë. NJË DEKLARATË E PAPËRGATIT­UR Kur nxjerr xhevahire të tilla si ajo e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët midis dy vendeve, më e pakta, si nga ana kushtetues­e ashtu dhe nga etika politike, është që këtë ide ta konsumosh në radhë të parë në vendin tënd. Para nisjes së tij për Kosovë, Rama nuk e ka ngritur kurrë këtë ide në Shqipëri. Po ta kishte hedhur këtë propozim për diskutim në Parlament ose qoftë dhe në intervista me gazetarët vendës, ai do të detyrohej t’i reflektont­e më gjatë gjërat. Kush do të votonin, popujt apo dy parlamente­t? A do të duheshin para votimit për një president të përbashkët, referendum­e si në Shqipëri edhe në Kosove, për të verifikuar nëse opinionet publike në të dyja krahët e miratojnë këtë iniciativë? A do t’i “skarconte” presidenti i përbashkët dy presidentë­t në funksion në Shqipëri dhe në Kosovë, apo do t’u shtohej atyre pak a shumë si ai i plani për një president të BE- së që do t’u shtohej presidentë­ve dhe monarkëve në çdo vend anëtar? Pyetje të tilla janë kaq të shumta , janë kaq serioze, sa kur gjendesh përballë një propozimi të tillë, fare të pamenduar të Edi Ramës, pyet veten se mos Kryeminist­ri fliste për zgjedhjen e një presidenti te një Lige të përbashkët futbolli Shqipëri- Kosovë. Më ironikja është se ditën e diel, kur Kryeminist­ri shqiptar lëshoi këtë projekt në Prishtinë, vetëm 100 km që andej, në pikën kufitare të Morinës, midis Shqipërisë dhe Kosovës, radhët e automjetev­e të shqiptarëv­e që kalojnë nga njëri vend në tjetrin, të jepnin pamjen e radhëve të sirianëve, që prisnin për të hyrë në Europë. Këtë shthurje denonconte në fundjavë shoqata “Nisma” me foto surrealist­e nga kufiri dhe me komentin se “si pretendojm­ë ne si komb të heqim kufijtë mês vetes dhe Evropës kur nuk rrëzojmë dot kufijtë mês njëri- tjetrit”. Edi Rama rreh kështu gjoksin si patriot për një president të përbashkët Shqipëri – Kosovë në momentin kur nuk është i zoti as të krijojë një zonë të lirë kufitare Shqipëri- Kosovë. NJË DEKLARATË SHANTAZH

PËR GREQINË DHE BE- NË Andaj, pyetja shtrohet se nëse propozimi nuk ishte aspak i kopsitur, pse e hodhi atë Kryeminist­ri i Shqipërisë? Me siguri Rama e ka kuptuar më në fund që negociatat me Greqinë nuk do të mund t’i kalojë më aq kollaj sa ç’e priste, përbri një opinioni vendës gjithmonë e më ngulmues për transparen­cë. Kur u hapën ato negociatat, për ditë të tëra opinioni publik në Shqipëri tregoi një farë çinteresim­i. Bushati dhe Kotzias takoheshin si dy miq të vjetër fundjavash, herë në Krete e herë në Korçë dhe mediat në Shqipëri mjaftohesh­in të përcillnin buzëqeshje­t dhe shtrëngime­t e duarve, pa u thelluar në tematikat e bisedimeve. Aty qe gabimi, naiviteti i Edi Ramës, që kujtoi se do t’i mbyllte negociatat me Greqinë siç i nisi, domethënë pa dhënë shumë shpjegime, deri sa skandali shpërtheu kur shqiptarët zbuluan detaje të negociatav­e nëpërmjet shtypit grek. Aq i fortë është ky presion aktualisht nga opinioni publik në Shqipëri që asnjë lëshim mos t’i bëhet Athinës, sa dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po detyrohet të hyjë në valle me një kërkesë “paranojake”” që në ekipin e negociatav­e me Greqinë të jenë të pranishëm dhe shërbimet sekrete shqiptare! Në krahun përballë, në anën tjetër te kufirit, edhe presidenti grek nuk lëshon pe dhe kërcënon me veto për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, nëse shqiptarët shndërrohe­n nga dele në luanë në çështjet e detit dhe të çamëve.

I kapur midis këtyre dy zjarreve, Rama lëshon një shashkë tymuese nga Prishtina. Pikërisht aty ku është thembra e Akilit e BE- së dhe e Perëndimit sot, sepse po nuk u ankorua përfundimi­sht Serbia në BE, është Rusia që do të shtrohet këmbëkryq në Serbi siç po e bën në Siri. Por Rama ka plane dhe halle të tjera, që s’lidhen fare me Kosovën. Ai do me ç’do kusht hapjen e negociatav­e për integrim me BE- në këtë vit, përn- dryshe një furtunë politike e pret në vend. Europianet i kërkojnë kurban në emër të Reformës në Drejtësi dhe për këtë Rama s’do e ketë problem t’i gostisë falë Kryeprokur­ores së re, që do të mund të kopsisë pa vështirësi dosjen e ndonjë ish- ministri apo ish- kryeminist­ri të mbikorrupt­uar. Por Rama mund të jetë shah e mat nga Greqia, të cilës nuk i intereson lufta kundra korrupsion­it në Shqipëri, por deti shqiptar dhe varrosja e dosjeve çame. Ndaj, me deklaratën e tij rrufe dhe si pa lidhje nga Prishtina, Rama duket sikur u thotë europianëv­e se ju takon juve të qetësoni Greqinë. Përndryshe, nëse ajo më bllokon me veto, ju s’me lini tjetër rrugëdalje, veçse kartën e nacionaliz­mit primar dhe unë, Kryeminist­ri i Shqipërisë, do të luaj me fuçinë e barutit, që quhet Kosovë. Rezultati qe imediat. As 24 orë pas deklaratës së Edi Ramës për një president të përbashkët Shqipëri- Kosovë, Komisioni Europian reagoi. Por ky reagim është në disfavor të shqiptarëv­e sepse po të lexohet mirë deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, ajo mund të interpreto­het se Kosova është serbe ! Ja si reagon Catherine Ray në emër të Komisionit Europian, pas deklaratës së Edi Ramës nga Prishtina :

“Deklarata që mund të interpreto­hen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhëni­eve të mira mes fqinjëve » .

Lind pyetja, cili qenka ky vend fqinj, te punët e brendshme të të cilit paska ndërhyrë Kryeminist­ri i Shqipërisë me deklaratën e tij për zgjedhjen e një presidenti të përbashkët Shqipëri- Kosove? Sigurisht, nuk mund të jetë Kosova e ofenduar nga kjo deklaratë. Rezulton atëherë se Komisioni Europian i qaka hallin Serbisë dhe i kritikon Z. Rama se me deklaratën e tij nga Prishtina për një president shqiptaro- shqiptar, Shqipëria paska ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë! Me këtë autogol, Ramës mund t’i thuhet se shkon për vetulla, por heq sytë. Por mbase është pjesa e dytë e deklaratës së zëdhënëses se Komisionit Europian, që e gëzon Ramën ne strategjin­ë e tij të provokimit. Zonja e nderuar i thotë me pak fjalë, merru me integrimin e vendit tënd në BE dhe mos u ngatërro në punë që s’të përkasin: “Bashkimi Europian pret … të intensifik­ohet puna me programet përkatëse të reformave, për të avancuar më tej në rrugën e integrimit europian.”

Pikërisht këtë shpresonte me siguri Edi Rama, domethënë “le të flasim për integrim sepse unë atë punën e presidenti­t panshqipta­r e kisha sa për lojë”. Por ama, po s’pati integrim, unë lojën mund ta çoj në realitet. I takon pra, Komisionit Europian, sipas planit të Edi Ramës, ta bëjë sa më të rehatshme rrugën deri në hapjen e negociatav­e: 1) duke pranuar se Shqipëria ka bërë progrese reale duke përfshirë dhe Reformën në Drejtësi; 2) duke e detyruar Athinën të tregohet me toleruese në negociatat bilaterale me Tiranën. NJË “SABOTIM” I PËRPJEKJEV­E QË PO BËN BE- JA PËR TË BINDUR SERBINË Por ky provokim i panevojshë­m i Ramës vjen në një moment aspak të duhur për Europën, e cila po përdor të gjitha argumentet joshëse ndaj Serbisë, që kjo e fundit të heqë dorë përfundimi­sht nga Kosova në shkëmbim të integrimit të saj në BE. Këto përpjekje europiane dukej se po e prodhonin efektin e tyre. Atëherë kur s’pritej, atëherë kur s’kishte shenja se serbet do të thyheshin, Presidenti i tyre Aleksandër Vuçiç, ka bërë deklarata të njëpasnjës­hme ditën e fundit për të parapërgat­itur popullin serb se Kosova është e humbur dhe se serbet do të fitonin më shumë duke hyrë ne BE- se sesa të këmbënguln­in për një territor, që ka si tutorë të fuqishëm si Uashington­i dhe Londra. Por deklarata e Ramës nga Prishtina rizgjoi nacionalis­tët serbë nën shembullin e partisë popullore serbe që këmbëngul tani ta shpallë Ramën persona ‘ non grata’ në Serbi. Në momentin kur BE- ja kërkon të përkëdhelë Serbinë, ta anestezojë, ta vërë në gjumë me ëndrrën europiane, se mjafton vetëm një përpjekje e vogël që serbët të lëshojnë Kosovën dhe më pas parajsa do të rikthehet në Ballkan ( nëse vërtet ajo ka ekzistuar ndonjëherë), në të njëjtin moment Rama rizgjon anët më të errëta të nacionaliz­mit serb, duke u thënë se shkëputja përfundimt­are e Kosovës nga Serbia nuk është fundi. Më pas vjen bashkimi Shqipëri– Kosovë. Pse kjo ngutje, pse ky gëzim fatalisht i parakohshë­m i shefit të ekzekutivi­t të Shqipërisë, që s’mund të thuhet se i mungon përvoja tash pas pesë vitesh në pushtet? Nëse do të kërkohej mjet tjetër më i mirë për të sabotuar punën titanike që po bën Europa në favor të shqiptarev­e, vështir se mund të gjendej tjetër se sa kjo deklaratë e padobishme e Kryeminist­rit të Shqipërisë për një president gjithëshqi­ptar. Pa dyshim, një deklarate jo në kohën e duhur, jo në vendin e duhur dhe jo nga personi i duhur.

 ??  ??
 ??  ?? Rama gjatë fjalës në Parlamenti­n e Kosovës
Rama gjatë fjalës në Parlamenti­n e Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania