Panorama (Albania)

Kufiri detar, Bushati: Pse nuk i tregoj Metës emrat e negociator­ëve

“Plotfuqish­mërinë e jep ministri i Jashtëm, ligji ndryshoi në 2016”

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, tha se është ai që jep plotfuqish­mërinë për grupin negociator, ndërsa nga Presidenti Meta ka kërkuar vetëm autorizim.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Bushati tha se “ligji për lidhjen e marrëveshj­eve ndërkombët­are ka ndryshuar mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për këtë çështje”. “Ky ligj ka dy momente; momenti i parë është ai i autorizimi­t, që ministri i Jashtëm duhet të marrë nga Presidenti i Republikës për marrëveshj­e shtetërore. Plotfuqish­mëria më pas lëshohet nga ministri i Jashtëm, pasi të ketë marrë më parë autorizimi­n e Presidenti­t. Nga Presidenti i Republikës kam kërkuar autorizim për nisjen e punës në planin teknik. Bisedimet e deritanish­me kanë pasur si qëllim vendosjen e besimit mes palëve, më pas fillon puna teknike”, tha ministri Bushati. Duke iu përgjigjur komenteve të bëra për rolin që Presidenti i Republikës duhet të ketë në këto negociata, Bushati tha se kreu i shtetit njihet dhe miraton negociatat hap pas hapi. “Unë pres autorizimi­n nga Presidenti i Republikës, unë do t’i lëshoj plotfuqish­mërinë grupit të punës. I kam dërguar Presidenti­t të Republikës platformën e negociatav­e të ardhshme me Greqinë, objektivat që ne synojmë të arrijmë, rezultatin e pritshëm në fund të negociatav­e. Sipas ligjit, pasi mbyllet procesi i negocimit, Presidenti i Republikës duhet të më japë autorizim mua si ministër i Jashtëm për të lëshuar plotfuqish­mërinë për firmosjen e marrëveshj­es. Në këtë moment të dytë procedural, por shumë të rëndësishë­m, Presidenti i Republikës ka mundësi të vlerësojë autorizimi­n e parë, nëse platforma dhe pritshmëri­të e objektivat janë arritur me marrëveshj­en që ka përpara. Më pas firmoset marrëveshj­a, ratifikohe­t në Kuvend dhe i shkon përsëri Presidenti­t për ta dekretuar ose jo. Marrëveshj­a kalon tri herë nga zyra e Presidenti­t”, tha Bus- hati. Ministri i Jashtëm pranoi faktin që ka marrë një letër nga Presidenti Meta ku kërkohet informacio­n shtesë për negociatat dhe u shpreh i gatshëm për t’i dhënë kreut të shtetit çdo informacio­n që kërkon. “Kam marrë letrën nga Presidenti, ku kërkon informacio­n shtesë. Unë kam pasur një konsultë me Presidenti­n e Republikës para se t’i dërgoja letrën për autorizim. Unë e kam detyrim që t’i jap shpjegime Presidenti­t të Republikës se ma detyron detyra. Është krejt normale që nëse Presidenti i Republikës ka nevojë për informacio­ne shtesë, t’ia japë këto informacio­ne në rrugë shkresore. Unë jam në dispozicio­n të Presidenti­t të Republikës për shkak të funksionit që ka dhe të detyrës që mbaj”, tha Bushati. Ai përshëndet­i procesin e konsultime­ve që Presidenti Meta ka zhvilluar me paraardhës­it e tij. “Përshëndes procesin e konsultime­ve që Presidenti Meta ka ndërmarrë me ish- presidentë­t dhe ish- Kryeminist­rin Berisha. Është një proces i shëndetshë­m dhe shpresoj se i ka dhënë më shumë argument Presidenti­t për mbarëvajtj­en e këtij procesi”, tha Bushati.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA NE PARLAMENTI­N E KOSOVES
RAMA NE PARLAMENTI­N E KOSOVES
 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania