Panorama (Albania)

Përplasja Koni- Kule, rektorit i përgjigjet bordi

-

Në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën, Mynyr Koni thotë se përplasja e brendshme në Universite­tin e Tiranës ka vetëm një fajtor, Dhori Kulen. Sipas tij, dekani i Ekonomikut i mbështetur nga tre dekanë të tjerë, që dikur i ka pasur në stafin e rektoratit të UT- së, si dhe nga Bordi i Administri­mit dhe administra­tori kanë krijuar një klan me qëllime të errëta. Synimet e tyre për të përfituar sa më shumë fonde nga kontratat apo nga tarifat e studentëve, sipas Konit, duan t’i arrijnë duke shkelur mbi kompetenca­t e tij si rektor. “Për mendimin tim, ai është një grup i strukturua­r në UT, i cili si gjatë kohës që ka drejtuar dhe tashmë me mbështetje­n e institucio­neve të tjera, kërkon në mënyrë të vazh- dueshme të influencoj­ë për të thithur fondet nëpërmjet kontratave të ndryshme apo të ardhurave që krijohen nga tarifat e studentëve. Në bord, ndonëse një pjesë janë emëruar nga universite­ti dhe një pjesë nga ministrja, ata janë një grup unison. Në këto kushte, për gjykimin tim, kjo përbërje e Bordit të Administri­mit është totalisht një thyerje e autonomisë.” Në qendër të akuzave për prishjen e universite­tit, rektori vë ish- mikun e tij të ngushtë, paraardhës­in e tij në detyrë, Dhori Kulen. “Kule kërkon që ku të jetë ai, të jetë dhe pozicioni. I bie që sipas gjykimit të tij, rektori të jetë tashmë te Fakulteti Ekonomik. Ai më ka mbështetur në procesin zgjedhor, është një fakt që s’e mohoj kurrë, por tashmë duket e qartë arsyeja përse më paska mbështetur.” Në intervistë­n e një dite më parë për gazetën, Koni jep prova të forta të lidhjes së dekanëve me administra­torin dhe Bordin e Administri­mit, ndërsa akuzon këta të fundit për shkelje të rënda ligjore përgjatë më shumë se një viti në drejtimin e universite­tit.

 ??  ?? Rektori Mynyr Koni
Rektori Mynyr Koni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania