Panorama (Albania)

Gjynah për ata që brohoritën për drejtësinë e goglave

- PETRIT VASILI

Operacioni Ndërko mbëtar i Monitorimi­t ( ONM) dhe shefja e misionit Calavera na thotë që kandidatët e rrëzuar prej tyre, ONM i paska bërë sipas ligjit. Po kush e ka shkelur ligjin? Maxhoranca e ka shkelur ligjin në mes të ditës dhe kandidatët e përjashtua­r nga ONM i pranoi, i zgjodhi dhe i votoi...

Ligji nuk ka dy lexime, por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pikë siç është shkruar.

Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë, u hodhën te goglat dhe u zgjodhën nga goglat. Drejtësia e goglave është pra, edhe sipas ONM, një short mes të paligjshme­ve, pra, një drejtësi kundër ligjit, e zhytur në batakun e antiligjit.

Drejtësia e goglave të kandidatëv­e të paligjshëm ishte drejtësi për t'u refuzuar e për t'u përbuzur.

Gjynah për këdo.... që u ekzaltua dhe mbrojti drejtësinë e paligjshme të goglave.

ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.

Po ONM është përbërë nga përfaqësue­s të SHBA dhe BE.

Po këta përfaqësue­sit e BE dhe SHBA në Tiranë, këtë ONM e tyre a e dëgjojnë?

Se këta BE dhe SHBA në Tiranë opozitën dihet që nuk e dëgjojnë, bile e përgojojnë dhe e mallkojnë, se këta e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët e opozitë, s që janë kundër maxhorancë­s së drogës dhe korrupsion­it.

Reforma në Drejtësi është zhytur në batakun e antiligjit.

Kryeminist­ri në Reformën në Drejtësi po ecën me moton shkatërrim­tare "po e fillojmë duke e shkelur ligjin pastaj e respektojm­ë rrugës".

Kësaj motoje shkatërrim­tare po i bëjnë shërbim edhe ca të huaj herë me deklarata, herë me lobime të shumta, të ndotura e pas kuintave.

Prokurorja e Përgjithsh­me u zgjodh pa veting dhe me 69 vota, nga 84 që Kushtetuta kërkon.

Anëtarët e KLP dhe KLGJ u zgjodhën gjithfarës­h që dhunonin ligjin: ca që ONM i rrëzoi si të padenjë, ca që kishin qenë spiunë të Sigurimit, ca kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit, ca që kishin bërë evazion fiskal.

Është tragjik rrënimi i ëndrrës së shqiptarëv­e për një drejtësi të re, të bazuar vetëm në ligj dhe të barabartë për të gjithë.

Kjo ëndërr u fik nga paratë e pista të drogës dhe korrupsion­it, çdo alibi në shqip dhe anglisht është vetëm inkriminim akoma më i thellë në këtë faj historik.

Vlerësoj se, edhe për plotësimin e kësaj boshësie të përsëritur ligjore në të njëjtin ligj, do të duhet të kryhet i njëjti operacion intelektua­l interpreta­tiv. Nga kjo rrjedh konkluzion­i se, për rekurset e çështjeve, që janë duke u gjykuar dhe të paraqitura para datës 05.11.2017 në Kolegjin Administra­tiv të Gjykatës së Lartë, afati indikativ ligjor i arsyeshëm i gjykimit do të jetë 6 muaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania