Panorama (Albania)

Meta letër Bushatit, pezull plotfuqish­mëria

Kërkesa për emrat e negociator­ëve para negociatav­e për detin

-

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është njohur me letrën që Presidenti i Republikës, Ilir Meta dërgoi mëngjesin e së hënës për çështjen e plotfuqish­mërisë për negociatat me Greqinë. “Panorama” njoftoi se kreu i shtetit vendosi që t’i përgjigjet me një shkresë kërkesës së Bushatit për dhënien e autorizimi­t për grupin negociator, që do të zhvillojë negociata me Greqinë. Në këtë shkresë, Meta ka kërkuar përmirësim­in e disa problemati­kave të konstatuar­a në letrën për dhënien e autorizimi­t për grupin negociator, në mënyrë që Presidenti të dalë me një vendimmarr­je.

Për shkresën që i drejtoi Ministrisë së Jashtme, Meta vuri në dijeni edhe Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Sipas burimeve, Meta i ka kërkuar Bushatit që të saktësojë emrat e negociator­ëve, që do të negociojnë për marrëveshj­en e re me Greqinë. Kujtojmë se në shkresën e dërguar më 12 shkurt në Presidencë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur me ecurinë e negociatav­e me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqish­mërisë për një grup negociator të qeverisë, për të konkretizu­ar marrëveshj­en. Në të njëjtën kërkesë, Bushati informonte Presidenti­n se pjesë e grupit negociator do të ishin përfaqësue­s të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, por pa saktësuar emrat që qeveria do t’i besojë marrëveshj­en me palën greke. Një tjetër kërkesë që kreu i shtetit i ka shprehur në shkresën e tij të shoqëruar me mbishkrimi­n “Sekret Shtetëror” ministrit Bushati, ishte edhe transparen­ca e negociatav­e. Konsultime­t e zhvilluara me paraardhës­it e tij e kanë shtyrë Presidenti­n e Republikës që në shkresën, t’i kërkojë kreut të diplomacis­ë, Ditmir Bushati, transparen­cë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke. Presidenti ka kërkuar nga Bushati të dijë mbi parimet e negocimit me palën greke, kryesisht për marrëveshj­en e ‘ Detit’ dhe “Ligjit të Luftës”. Burimet nga Presidenca, saktësojnë se në të gjithë takimet konsultues­e që Meta zhvilloi me paraardhës­it e tij, Nishani, Topi, Moisiu, Mejdani dhe Berisha, iu kërkua që qeveria të bëjë transparen­te negociatat me palën greke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania