Panorama (Albania)

“President Kombëtar për Kosovën e Shqipërinë”, BE kundër deklaratës së Ramës

Catherine Ray: Deklarata që mund të interpreto­hen si ndërhyrje politike në vendet fqinje, s’ndihmojnë marrëdhëni­et mes fqinjëve”

- ARISTIR LUMEZI

Bashkimi Europian ka dalë kundër deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama për president mbarëkombë­tar dhe unifikim të shërbimeve me Kosovën.

Catherine Ray, zëdhënësja për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, iu përgjigj interesimi­t të gazetarëve në Bruksel se këto deklarata mund të interpreto­hen si ndërhyrje politike në vendet fqinje. “Deklarata që mund të interpreto­hen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhëni­eve të mira mes fqinjëve. Bashkimi Europian pret që në të gjithë rajonin të vijojë ndërtimi i marrëdhëni­eve konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese mes vendeve, si dhe të intensifik­ohet puna me programet përkatëse të reformave, për të avancuar më tej në rrugën e integrimit europian”, deklaroi zëdhënësja. Catherine Ray ritheksoi qëndrimin e Brukselit sa i takon të ardhmes së Ballkanit Perëndimor. “BE ka mbështetur vazhdimish­t pajtimin dhe bashkëpuni­min rajonal në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Europian ka theksuar mbështetje­n pa ekuivokë për perspektiv­ën e qartë europiane të Ballkanit Perëndimor, ndaj ne do të vijojmë të punojmë me këto vende”, vijoi ajo.

DEKLARATA Gjatë fjalës së tij para kuvendit të Kosovës, në seancën solemne festive me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, Kryeminist­ri Rama foli për një president mes dy vendeve, dy shtete pa dogana, me një ambasadë dhe me një politikë kombëtare të sigurisë. E gjithë kjo sipas Ramës, si një perspektiv­ë aspak utopike dhe e pamundur. “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatik­e të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyri­m sot mund të mos jetë i këshillues­hëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që shohim sot”, tha Kryeminist­ri i Shqipërisë. Sipas tij, Kosova e pavarur para 10 vitesh nuk mund të ishte as produkt i fantazisë më të shfrenuar, ndërsa sot është realitet i prekshëm. “Besoj se jeni të tërë në një mendje me mua, që vetëm dy dekada më parë, kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një utopi, sesa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lëre pastaj adresimi i Kryeminist­rit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10vjetorin e kësaj pavarësie, që ma ha mendja, nuk do të ishte i mundur as përmes fantazisë më pjellore letrare”, tha Rama dhe prandaj, sipas tij, mund të projektohe­t se si do të jenë të dy vendet pas 10 viteve të ardhshme. “Mbi pas- qyrën e këtij realiteti të sotëm nuk është e pamundur të parafytyro­het rruga për të ardhur këtu, në Prishtinë, 10 vjet nga sot, në kremtimin e 20 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, pa pikë kufitare në Morinë dhe me mijëra dhjetëvjeç­arë të sotëm të Shqipërisë e të Kosovës, që në mbrëmjen e asaj dite do të bashkohen në sheshin e Skënderbeu­t për të ndjekur një Rita Orë të re”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas tij, mbledhjet e përbashkët­a të dy qeverive po konkludojn­ë në një sistem të unifikuar arsimor, doganor, por dhe ofertë të përbashkët turistike nga Bjeshkët e Rugovës e deri në bregdetin e Ksamilit. Por 20 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Rama nuk e sheh veten si kryeminist­ër, por si baba i Zahos. “Me dëshirën e madhe që në 20 vjetorin e Pavarësisë unë të jem përsëri këtu, por atëherë thjesht si baba i Zahos, me dja- lin adoleshent, që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re, në realitetin e imagjinatë­s së sotme që sapo përshkova për Shqipërinë dhe për Kosovën dhe me vendosmëri­në që si Kryeminist­ër i Shqipërisë të bëj gjithçka mundem që ashtu të ndodhë, ju falënderoj nga zemra për këtë nder të posaçëm që mu bë sot si folës nga kjo tribunë dhe ju uroj të gjithëve gëzuar festën”, përfundoi fjalën e tij Kryeminist­ri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania