Panorama (Albania)

Princ Leka: Bashkimi Kombëtar, përmes Kurorës Mbretërore

-

Princ Leka, përfaqësue­si i familjes mbretërore shprehet se bashkimi me Kosovën ka qenë ëndërr e familjes së tij brez pas brezi. Përmes një statusi në “Facebook”, Princ Leka shprehet se realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. “Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulont­e! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitet­it real, traditës dhe prosperite­tit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutue­shëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimor­e”, shkruan Princ Leka në “Facebook” si reagim ndaj deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama, bërë në Kuvendin e Kosovës. Më parë, ai pati uruar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një statusi ku shprehet se bashkimi kombëtar arrihet duke qenë të bashkuar. “Liria e Kosovës është fituar me shumë sakrifica, me heronj të panumërt, që luftuan për familjet e tyre dhe për Kombin tonë në tërësinë e tij. I bëj thirrje shtetit te Kosovës mos lejojë kurrsesi që trimat e saj të harrohen! Të gjithë shqiptarët kudo që janë, janë krenarë për shqiptarët e Kosovës dhe për atë çka ata realizuan. Por sfidat e mëdha nuk arrihen të vetmuar. Ne patëm fatin e madh të mbështetje­s së pakushtëzu­ar të aleatëve tanë, të cilët luftuan bashkë me ne krimin dhe gjenocidin! Për këtë do t’i jemi përjetë mirënjohës! Uroj që të punojmë në vazhdim të gjithë bashkë për ëndrrën tonë të Bashkimit të Bekuar Kombëtar!”, shkruan Princ Leka në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania