Panorama (Albania)

Politikani serb: Rama të shpallet “non grata”

-

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popoviç, kërkon që Serbia ta shpallë “non grata” Edi Ramën për deklaratat e bëra për president mbarëkombë­tar. Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, Popoviç e ka cilësuar deklaratën e Ramës kundër paqes në rajon dhe një akt armiqësie ndaj Serbisë dhe popullit serb. Prandaj, sipas Popoviç- it, Rama duhet të shpallet “persona non grata”, apo person i padëshirue­shëm në Serbi. “Deklarata e Kryeminist­rit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, thotë Popoviç. Ai shton se kjo është një tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, prandaj Rama duhet të shpallet i padëshirue­shëm, kurse ambasadori­t shqiptar në shtetin serb duhet t’i dërgohet një notë proteste.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania