Panorama (Albania)

Vasili: Të reagojë ambasadorj­a Vlahutin

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, i cilësoi deklarata të papërgjegj­shme ato të bëra nga Kryeminist­ri Rama në Kosovë. “Kryeminist­ri këput njërën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare. BE në Bruksel reagoi për idiotësinë e Kryeminist­rit për “presidenti­n kooperativ­ist të shumë shteteve”, ndonëse në fakt është kohë e humbur të merresh me të”, tha Vasili. Ai i kërkoi ambasadore­s Vlahutin që të mos heshtë. “Çudia e madhe kjo BE në Tiranë. Ndërsa flet edhe në mes të natës për punë që nuk i përkasin fare, hesht e bën piknik kur duhet të flasë.

Shyqyr që është Brukseli të paktën... se këta të BE- së në Tiranë janë më të rëndësishë­m dhe nuk kanë kohë....”, shkruan Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania