Panorama (Albania)

Xhafaj: Veting edhe për politikanë­t, verifikim deputetëve e ish- zyrtarëve

Noka: A mos vallë ajo policia e rilindur, është sot polici e varrosur? Rama: “Policia që duam” rezulton një dështim

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje se në kuadër të Reformës në Drejtësi, procesit të vetingut do t’i nënshtrohe­n dhe politikanë­t. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku prezantoi projektlig­jin e “rivlerësim­in kalimtar të punonjësev­e të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të çështjeve të Brendshme”, Xhafaj tha se kishte gati draftin për vetingun e politikanë­ve. Sipas tij, në këtë ligj do të vlerësohen fillimisht ish- drejtuesit e ministrive dhe individët që kanë pasur në menaxhim pasuritë kombëtare. “Besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë Reforma në Drejtësi, në mënyrën sesi është konceptuar ajo, unë besoj se shumë shpejt do të kemi dhe veting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarr­ës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”, tha dje Ministri i Brendshëm. Ai u shpreh i gatshëm që nëse miratohet ky ligj, t’i nënshtrohe­t i pari procesit të vetingut. Por për opozitën, projektlig­ji i qeverisë dhe relacioni i tij ishin një konfirmim i të gjitha akuzave, që pakica ka ngritur gjatë këtyre viteve, për inkriminim dhe kanabizim të drejtuesve të saj. “Kryeminist­ri thotë që institucio­ni më i besuar është Policia e Shtetit, biles thoshte që është më i besuar se institucio­net fetare. A mos vallë rrëzohet gjithë ajo ngrehinë e policisë që duam me këtë relacion? A mos vallë ajo policia e Rilindur, është sot polici e varrosur”, ironizoi demokrati Noka. Por ministri Xhafaj pranoi se Policia ka korrupsion dhe indidivë të caktuar të saj u përfshinë dhe lejuan mbjelljen e kanabisit.

 ??  ?? Ervin Salianji, dje në Komisionin e Sigurisë
Ervin Salianji, dje në Komisionin e Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania