Panorama (Albania)

KQZ I JEP VELIAJT MANDATIN E HALIMIT

-

DEBATI NË KOMISIONIN E SIGURISË Flamur Noka: Ju thoni në relacionin e projektlig­jit që qeveria ka analizuar në mënyrë të detajuar situatën në Policinë e Shtetit dhe janë konstatuar këto llojë fenomenesh. A mos vallë bien ndesh të gjitha këto konstatime tuajat dhe të partnerëve tanë me ato që ka thënë Kryeminist­ri deri më dje. Kryeminist­ri thotë që institucio­ni më i besuar është Policia e Shtetit, biles thoshte që është më i besuar se institucio­net fetare. A mos vallë rrëzohet gjithë ajo ngrehinë e policisë që duam me këtë relacion? A mos vallë ajo policia e Rilindur, është sot polici e varrosur?

Fatmir Xhafaj: Qëndrojnë të dyja, edhe fakti se sot, zyrtarisht, në dy vlerësimet të njëpasnjës­hme ndërkombët­are rezulton se Policia e Shtetit është institucio­ni më i besueshëm në vend, por duke thënë këtë që është një vlerësim ndërkombët­ar, jo shqiptar, ne nuk përjashtoj­më që kemi probleme në radhët e Policisë së Shtetit. Kryeminist­ri i vendit më shumë se një herë, ka deklaruar domosdoshm­ërinë e këtij vetingu, pavarësish­t se ka pranuar që ka edhe probleme.

Luan Rama: Përpjekjen që mund të bëjmë për të fshehur realitetin, konfirmon se kredoja “policia që duam” rezulton një dështim, që “policia e çunave” dhe jo policia e punonjësve të shtetit, që “policia e shokëve” dhe jo policia e ligjit, ka përgjegjës­inë e vet në këtë realitet kriminal, në të cilën gjendet Shqipëria. Dhe kur them policia, këtu dua të bëj një diferencë, nuk e kam fare fjalën për strukturën masive të Policisë së Shtetit. Jemi gjendur përballë keqpërdori­mit të kësaj vlere, të kësaj pasurie kombëtare, të këtij institucio­ni të shtetit nga drejtues të papërgjegj­shëm në rastin më të mirë, dhe të lidhur dhe bashkëpunë­torë me krimin në rastin më të keq, siç dëshmon edhe vetë realiteti i gjendjes, atë që tha edhe drejtori i SHKB- së këtu, të dosjeve të relatuara në Prokurori, i proceseve, i dënimeve të dhëna nga organet e drejtësisë etj.

Ervin Salianji: Duke qenë se përfshihen­i në ligjin e vetingut, a nuk mendoni se në këtë ligj duhej përfshirë në vendim i pari ministri i Brendshëm, për lidhjet me personat e dyshuar me krimin, për një veting të plotë dhe më vonë, mund të shtrihej në të gjithë klasën politike? A do ishte më e ndershme të niste ky veting nga ministri i Brendshëm, kushdo qoftë ai?

Fatmir Xhafaj: Nëse unë do të isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA- së, do të isha sot subjekt i këtij ligji vlerësimi. Nëse bëhet fjalë që të vetohem unë si politikan, unë vetohem sot si gjithë politikanë­t e tjerë, përfshirë edhe ju që jeni në këtë tavolinë. Nëse duhet një ligj i vetingut për politikanë­t, unë jam i pari që do ta votoja me të dyja duart dhe mund t’ju jap një draft që mund ta keni në konsiderat­ë, nëse do të ndërmerrni një iniciativë të tillë. Dhe do të ishte një gjë tejet pozitive dhe besoj që ai draft duhet të ketë të parin, si do që të jetë, që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i Reformës në Drejtësi, hartuesi i këtij projektlig­ji dhe ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë, nëse kjo është e nevojshme për t’u parë si e tillë. Kjo do të ishte një gjë shumë pozitive. Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë Reforma në Drejtësi, në mënyrën sesi është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe veting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë, të atyre që kanë pasur rol vendimmarr­ës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi...

Flamur Noka: Kush e solli në këtë gjendje, kush e inkriminoi Policinë e Shtetit? Kush e kanabizoi Policinë e Shtetit? Kush e denigroi deri në këtë farë pike këtë institucio­n ligjzbatue­s, kryesorin në Shqipëri? A mundet që ata që e kanalizuan, kriminaliz­uan, e degraduan këtë institucio­n sot, ta reformojnë këtë institucio­n?

Fatmir Xhafaj: Për sa i përket çështjes kush e kanabizoi Policinë e Shtetit, unë mendoj që Policia e Shtetit nuk është e kanabizuar. Individë të caktuar brenda radhëve të Policisë së Shtetit janë përfshirë apo kanë lejuar që të ekzistojë fenomeni i kultivimit të kanabisit. Ne besojmë fort që nuk është Policia e Shtetit e kanabizuar dhe e kriminaliz­uar, përkundraz­i, ne besojmë fort që kemi në radhët e Policisë burra dhe gra të aftë dhe më shumë përgjegjsh­mëri për të bërë detyrën e tyre. Por siç është shumica e Policisë së Shtetit e këtij standardi, kemi një pjesë të individëve në këto struktura apo të strukturav­e të veçanta që kanë treguar papërgjegj­shmëri, kanë shfaqur shenja të dukshme apo dyshime të besueshme se janë të implikuar në Pas dorëheqjes së Eduard Halimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje me 7 vota pro, që t’i japë mandatin e deputetit Astrit Veliajt. Demokrati Velaij ishte i dyti në listën e kandidatëv­e të qarkut të Beratit, por duke qenë se PD nuk kishte respektuar kuotat gjinore në këtë qark, mandati i kaloi fillimisht një deputeteje femër. Por dje, KQZ konstatoi se dy gratë e listës, Juvina Jani dhe Monika Qosja, vunë në dijeni KQZ se dorëhiqen nga mandati i deputetit dhe për rrjedhojë nuk kanë sjellë në KQZ as formularin e dekriminal­izimit. Astrit Veliaj ka paraqitur gjithë dokumentac­ionin dhe formularin e dekriminal­izimit. veprimtari­në e kanabisit dhe natyrisht, edhe dukuri të mungesës së profesiona­lizimit në trajtimin e fenomeneve të tilla. Prandaj, ne po shkojmë te ky proces i domosdoshë­m për t’i dhënë më shumë integritet, besueshmër­i Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit dhe tregtimit të kanabisit dhe krimit në përgjithës­i.

Ervin Salianji: Ju që e keni në këtë gjendje policinë, mendoni se mund ta kryeni këtë proces vetingu dhe mos do të ishte më mirë të përfshihes­hin më shumë me një rol të drejtpërdr­ejtë, organizma të specializu­ara policore, të themi FBI- ja, policia italiane etj., etj., për të pasur dhe një koordinim më të mirë dhe për të marrë informacio­n më shumë nga partnerët. Sepse partnerët na kanë zbuluar një pjesë të madhe të gjithë aktiviteti­t kriminal të zhvilluar deri më sot në Shqipëri.

Fatmir Xhafaj: Unë do t’i drejtohem me një kërkesë të gjitha agjencive që merren me procese të kësaj natyre dhe në Europë, por dhe vendeve anëtarë të BE- së dhe vendeve të tjera, me të cilat ne komunikojm­ë për të na mbështetur me dhënien e përgjigjev­e për informacio­net që mund të kërkojmë gjatë kryerjes së procesit të vetingut. Përgjigja që kam marrë është pozitive nga komisionar­i, besoj se një reagim të tillë pozitiv do të kem dhe nga kolegët e mi të vendeve anëtare të BE- së dhe vendeve në rajon, me një pjesë të të cilëve e kam ndarë dhe do ta ndaj në vizitat që kam, takime në të cilat do të kërkoj asistencë dhe mbështetje.

 ??  ?? Flamur Noka, dje në Komisionin e Sigurisë
Flamur Noka, dje në Komisionin e Sigurisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania