Panorama (Albania)

Basha flet për “holokaust”: Rama po spastron shqiptarët

“Metodë genocidial­e, ndërhyrja emergjencë kombëtare”

-

Partia Demokratik­e do të zhvillojë një mocion me debat me Kryeminist­rin Edi Rama, lidhur me heqjen nga skema ekonomike të mijëra familjeve në të gjithë vendin.

Kërkesa pritet të depozitohe­t gjatë ditës së sotme në Kuvend, ndërkohë që përgjatë gjithë mbledhjes së Grupit Parlamenta­r Demokrat që u zhvillua mesditën e së hënës, ky ishte diskutimi kryesor i shumë prej deputetëve të PD. Në një deklaratë për media, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi holokaust dhe metoda naziste nga Kryeminist­ri nxjerrjen nga skema e ndihmës ekonomike të familjeve shqiptare. Basha theksoi se për shkak të vullnetit të Edi Ramës, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që ka futur në karantinë urie apo ka çuar drejt emigracion­it shumë qytetarë për shkak të varfërisë, që nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimin e përditshëm, ilaçet, energji elektrike apo ngrohje për shtëpitë e tyre. “Dhjetëra dhe mijëra familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike. Bëhet fjalë për familje që ndodhen në pikën më të ulët të mbijetesës. Prindër të papunë, fëmijë që ndodhen në gjendje të mjerueshme për bukën e gojës dhe në gjendje të keqe shëndetëso­re. Në mënyrë të pashpjegue­shme dhe në mënyrë kriminale janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike, e vetmja e ardhur me të cilën mbajnë shpirtin gjallë. Kjo është një dramë njerëzore, por është edhe një emergjencë kombëtare. Jemi vendi i vetëm në Europë sot, që ka futur në karantinë urie dhe ka çuar drejt zhdukjes me vullnetin e vetëm të Edi Ramës dhe marionetës së tij në krye të Ministrisë së Shëndetësi­së, një pjesë të madhe të popullsisë, të cilët sot nuk kanë ushqimin dhe paratë për të mbajtur shpirtin gjallë. Kemi një qeveri dhe një Kryeminist­ër që po përdor metoda naziste. Po përdor një metodë genocidial­e apo spastrimi ndaj shqiptarëv­e dhe popullsisë së vet. Ne po punojmë për të evidentuar përmasat e këtij ‘ holokausti’ të Edi Ramës”, deklaroi Basha. Kreu i PD tha se këto janë metoda spastrimi që Kryeminist­ri po i përdor ndaj qyteta- rëve të vet dhe u bëri thirrje mediave ta vendosin sa të munden në qendër të vëmendjes së tyre përjashtim­in nga skema e ndihmës ekonomike të mijëra familjeve ekstremish­t të varfra. “Nuk ka gjë më urgjente: jetë njerëzore në rrezik. Edi Rama u ka lënë vetëm një mundësi- të shuhen, të vdesin ose të largohen, që do të përbëjë një tjetër valë refugjatës­h që do të mbulojë Europën”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje pas mbledhjes së grupit të PD
Basha, dje pas mbledhjes së grupit të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania