Panorama (Albania)

BASHA FLET PËR METODA NAZISTE PASI RAMA I QUAJTI HEBRENJTË “ÇIFUTË”

-

Gjuha dhe terminolog­jia e përdorur nga kryetari i opozitës për të treguar heqjen nga ndihma ekonomike të familjeve shqiptare, vjen pas përcaktimi­t të hebrenjve si ‘ çifutë’ nga Kryeminist­ri Rama në Parlament. Kreu i qeverisë Rama, në datën 7 shkurt përdori fjalën çifutë kur iu referua hebrenjve, gjuhë e cila ngjalli reagime të forta politike nga opozita. “Ju jeni gati të bëheni çifutë, jeni gati të bëheni eskimezë, jeni gati të bëheni dele e zezë e këtij vendi, vetëm që të mos jeni ata që jeni. Të fshiheni pas një identiteti tjetër që të mos iu kapin”, deklaroi Rama. Ndërkohë, Basha e akuzoi dje për përdorim të metodave naziste për heqjen e shqiptarëv­e nga ndihma ekonomike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania