Panorama (Albania)

Komisioni hetimor për Tahirin, shtyhet miratimi

Balla: Vendimi i PD ka 3 komisione hetimore, duhet ndryshuar

-

Maxhoranca ka shtyrë dje miratimin e kërkesës së Partisë Demokratik­e për të ngritur një komision hetimor për çështjen "Tahiri". Konferenca e Kryetarëve nuk ka miratuar dje vendimin e opozitës për shkak se maxhoranca ka konstatuar se kërkesa e Grupit të Partisë Demokratik­e është në tejkalim të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Për kryetarin e Grupit të PS- së Taulant Balla, kërkesa e PDsë ka brenda ngritjen e tre komisionev­e hetimore. Me këtë justifikim, Partia Socialiste i ka kërkuar opozitës që të riformuloj­ë kërkesën për komision hetimor dhe ta përqëndroj­ë në një të vetëm. "Ne jua thamë qartë edhe në Konferencë­n e Kryetarëve, kërkesa e tyre në vendim ka tre komisione hetimore, jo një. Ne jemi të gatshëm t'ju mbështesim të ngrini dhe tre komisione hetimore nëse doni, por dëshira jonë ishte që këto tre komisione hetimore të kërkuara nga ata në projektven­dim, të përmblidhe­n në një komision hetimor për të kursyer edhe shpenzimet e Kuvendit, për të mos pasur tre Komisione Hetimore, por për të pasur një komision hetimor, arsyet e ngritjes së të cilit dihen. Në mungesë të një kauzë politike për momentin nga ana e Partisë Demokratik­e dhe opozitës në tërësi, mundohet që të instrument­alizohet një çështje të tillë", tha dje Balla. Por për Edmond Spahon, kreun e Grupit të PD- së, Partia Socialiste po zvarriste qëllimisht miratimin e komisionit hetimor në mënyrë që të prishte provat dhe larguar dëshmitarë­t kyç për çështjen ' Tahiri'. "Mungesa e vendimit është zvarritje e qëllimshme e çështjes për të eliminuar provat, të largojë dëshmitarë­t, si në rastin e Nezar Seitit dhe të bëjë gjithçka që kjo çështje të mbyllet. Kontestime­t e PS ishin ato shabllon, duke pre- tenduar se objekti i hetimit është i gjerë, që ka hapësirë për të ngritur 2- 3 komisione hetimore, por PS nuk solli asnjë argument që kërkesa ishte antikushte­tuese", tha dje Spaho. Më herët, Taulant Balla deklaroi se "Ajo që i kemi thënë shumë qartë, është se brenda afatit që na jep ligji për komisionin hetimor, brenda 2 javëshit, vendimin për ngritjen e komisionit hetimor ta sjellim në binar kushtetues, sipas parimeve të përcaktuar­a nga vendimet e Gjykatës Kushtetues­e". Nga ana tjetër, nënkryetar­i i Kuvendit, Edi Paloka, u shpreh i habitur për faktin se maxhoranca kërkon të ndryshojë objektin e hetimit të opozitës. "Ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetues­e që nuk pengohet hetimi parlamenta­r edhe kur ka një hetim nga Prokuroria. Mbledhja sot është përsëritje e çdo here që opozita kërkon komisioni hetimor, ata kërkojnë që të na ndryshojnë objektin e hetimit. Rregullorj­a u jep kohë deri në dy javë", tha dje Paloka.

 ??  ?? MINISTRI XHAFAJ NE KOMISION
MINISTRI XHAFAJ NE KOMISION
 ??  ?? Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania