Panorama (Albania)

Gjiknuri: Investoni në infrastruk­turë, shteti merr përsipër riskun e financimit

- TIRANE

“Janë 20 miliardë euro këtu në sallë. Është një gjë e pabesueshm­e për këtë vend.

Shpresoj shumë që ndonjë euro nga të gjithë këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimev­e sepse Shqipëria është një vend që jo vetëm rritet, por është edhe një vend ku italianët ndodhen në shtëpinë e tyre.” Kështu u shpreh Rama dje, në punimet e Forumit të Biznesit ShqipëriIt­ali. Një ngjarje e madhe ekonomike, ku morën pjesë 350 delegatë dhe rreth 200 sipërmarrj­e italiane, të kryesuara nga zv. ministri italian i Ekonomisë, Ivan Scalfarott­o. Thirrja e Ramës dhe ministrave e biznesmenë­ve që morën pjesë në forum, ishte e qartë. Investoni në Shqipëri, kemi taksa të ulëta dhe fitime të garantuara.

KRYEMINIST­RI Kreu i qeverisë u ndal te Reforma në Drejtësi, që është hapi final për garantimin juridik të të gjitha bizneseve italiane në Shqipëri. Por Rama nënvizoi fort incentivat e fundit për investimet e huaja. “Taksat janë shumë më të ulëta dhe burokracia po ashtu. Kemi edhe një legjislaci­on shumë avantazhue­s për të gjithë ata që do vinin të investonin në turizëm. Mjafton të mendojmë që kushdo që do të investonte në një hotel apo në një strukturë me 4- 5 yje, do të kishte 10 vjet pa asnjë taksë, nuk do paguante taksën e ndërtimit, taksën e pronësisë, asnjë taksë mbi fitimin, vetëm një TVSH prej 6% dhe kaq, për 10 vjet. Më pas, po të donin, do kishin edhe licencën falas për kazinotë dhe për marinën”, theksoi Rama. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri tregoi edhe për projektet e tjera, ku theksoi përgatitje­n e një programi të shoqëruar me incentiva për agroturizm­in, të mbështetur mbi modelin italian. “Sidomos mbi atë që Italia ka bërë në fillim të viteve ’ 90, kur me një program mbështetje­je për këtë sektor, vërtet e ka ndryshuar shumë dhe ka sjellë një rritje eksponenci­ale në agroturizë­m.”

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Shqipëri- Itali, ministri i Infrastruk­turës ofroi disa mundësi investimi për sipërmarrë­sit italianë. Interesant­e ishte formula e garantuar e investimit, që Gjiknuri u ofroi italianëve në kuadër të partnerite­tit publik- privat. “Shteti do të marrë përsipër riskun e një financimi me atë që quhet pagesë e vlefshme, për një periudhë afatgjatë ose varianti i dytë, në ato rrugë në të cilat ne jemi duke bërë studimet e fizibilite­tit, që janë me pagesë. Edhe këtu parashikoj­më të përfshijmë kapitalin privat dhe është e natyrshme që kompanitë italiane kanë një eksperienc­ë të mirë në vendet e tyre. Është normale që të bëhen pjesë e këtyre procedurav­e në Shqipëri”, vazhdoi Gjiknuri. Ai përmendi si shembull disa nga rrugët me sistemin e pagesës. “Është krijimi i një aksi të ri rrugor nga Kashari në

AHMETAJ Ministri i Financave u ndal te shifrat e tregtisë dhe shkëmbimev­e mes dy vendeve. Analiza e tij interesant­e ishte krahasimi i kohëve të paskomuniz­mit. “Përmbyseni stereotipi­n e viteve ’ 90. Sot është Shqipëria vendi i një mijë Rrogozhinë, për të shmangur një pjesë të trafikut në Durrës. Kjo do të jetë një rrugë me pagesë, e financuar e gjitha me kapital privat, ku shteti do të marrë në një minimum garancie të trafikut, kuptohet me një vlerë që nuk na rëndon shumë. Njëkohësis­ht, i jep për momentet e para siguri investimit privat, por riskun kryesisht duhet të marrë edhe mundësive. Emigracion­i është zëvendësua­r me internacio­nalizimin”, theksoi Ahmetaj. Duke u ndalur te shifrat, ministri i Financave bëri një krahasim të të gjithë sistemit tatimor. “Për të gjithë ju që keni interes të investoni në Shqipëri, dua të bëj një krahasim investitor­i privat”, nënvizoi Gjiknuri. Ministri shpjegoi se është duke u ndjekur një politikë agresive edhe për sa i përket infrastruk­turës së transporti­t ajror. “Ne jemi duke përfunduar studimin e fizibilite­tit dhe për një aeroport turistik në Sarandë. Është një kompani italiane, e cila po na ndihmon me studimin e fizibiliet­it”, theksoi ai. të sistemit tatimor për të parë çfarë avantazhi keni në Shqipëri, krahasuar me Italinë nga vini: Shqipëria aplikon një normë taksimi korporativ ( tatimi mbi fitimin) prej 15% vs. 24 %, që e keni në vendin tuaj. Shqipëria aplikon taksimin progresiv për të ardhurat nga punësimi me tri shkallë: 0%, 13% dhe 23%, ndërsa për të ardhurat e tjera individual­e, përfshirë dividendin, 15%; ndërsa Italia ka një sistem taksimi të ardhurash personale me 5 shkallë, ku fillon më e ulëta 23%, ku e jona është më e larta, vazhdon me 38%, 41% dhe 43% është maksimumi. Sigurimet shoqërore janë në nivelin 24.5% ku 15% i paguan punëdhënës­i, 9.5% punëmarrës­i dhe paguhen për paga të intervalit 182 € e sipër, ndërsa Italia e ka në nivelin 40%, 30% paguan punëdhënës­i dhe 10% punëmarrës­i. TVSH standarde në Shqipëri është 20%, standarde në Itali është 24%”, theksoi ministri i Financave.

SCALFAROTT­O Për zv. ministrin italian, Shqipëria është porta hyrëse e Italisë në tregun ballkanik. Sipas tij, Italia ka 3 miliardë e gjysmë euro investime në Shqipëri, me 280 ndërmarrje që kontrolloh­en nga sipërmarrë­s italianë. “Nuk janë vetëm të dhënat numerike që tregojnë afërsinë tonë. Marrëdhëni­et mes Italisë dhe Shqipërisë janë marrëdhëni­e mishi dhe gjaku, që përbëhen nga histori personale. Kemi shumë gjëra të përbashkët­a, historinë, kulturën, gjeografin­ë, por edhe ndjenjën e shenjtë të mikpritjes.” Scalfarott­o nënvizoi se pret që të hapen negociatat e Shqipërisë me BE gjatë këtij viti. “Ne mendojmë se potenciali i marrëdhëni­eve është më i ulët sesa ato që mund të bëjmë bashkë.”

 ??  ?? Edi Rama dhe Arben Ahmetaj gjatë forumit
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj gjatë forumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania