Panorama (Albania)

Vetëqëlloh­et me armë gjahu nëna e 2 fëmijëve

-

ELBASAN – Një 44- vjeçare ka tentuar të vrasë veten, duke mbetur e plagosur rëndë me armë gjahu. Kjo e fundit, nënë e dy fëmijëve, mbeti e plagosur mëngjesin e së hënës dhe ka qenë vjehrra e saj që ka kërkuar ndihmë, teksa ka dëgjuar të shtënën e armës në dhomën e nuses dhe më pas e ka parë të shtrirë në dysheme dhe të mbuluar me gjak. Më pas, 44- vjeçarja është transportu­ar në spital, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plagë në disa pjesë të trupit si pasojë e saçmeve të armës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06: 20, ndërsa më vonë grupi hetimor gjeti në banesë armën e gjahut ( çifte). Familjarët shprehen se bashkëshor­ti i saj dhe dy fëmijët janë emigrantë sezonalë dhe 44- vjeçarja jetonte vetëm me vjehrrën. Pritet që gjendja e saj të përmirësoh­et dhe të merret në pyetje për të mësuar motivin e tentativës për vetëvrasje. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania