Panorama (Albania)

Mjekja: Rasti më i dhimbshëm

-

Nëndrejtor­esha e spitalit, njëkohësis­ht mjekja Dhurata Uruçi, e cilëson si një prej ngjarjeve më të dhimbshme që ka përjetuar spitali i Shkodrës. “Vazhdojmë që të kemi katër persona të shtruar pas aksidentit. Tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza 10 vjeçe ka rrezikshmë­ri të lartë për jetën. Situata e vajzës është shumë e rëndë, ka gjendje kome të thellë dhe nuk po reagon fare ndaj mjekimit. Ky aksident është rasti më i dhimbshëm që ka kaluar në urgjencën tonë”, shprehet Uruçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania