Panorama (Albania)

VERIFIKIMI I KRIMEVE TË RËNDA

- ERALD DELIU

Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje avokatin e Nezar Seitit, Detar Hysin, në kuadër të hetimeve për ekstradimi­n e klientit të tij.

“Panorama” mëson se veç Hysit, në pyetje janë marrë edhe prokurorët e çështjes së Nezar Seitit, si ata të Krimeve të Rënda dhe ai i Prokuroris­ë së Tiranës, që ndiqte çështjen e ekstradimi­t. Gjithashtu, në pyetje është marrë edhe drejtori i burgut ku qëndronte Sei- Sipas një verifikimi të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda gjendeshin të depozituar në burgun ku qëndronte Nezar Seiti. Në këto kushte, kur Krimet e Rënda kishin vendosur “arrest me burg”, Drejtoria e Burgjeve duhet të kishte njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe organet përkatëse për urdhrin e ekstradimi­t dhe mund të mos e dorëzonin Seitin për ekstradim. ti për procedurat e ndjekura në lidhje me ekstradimi­n e të konsiderua­rit si “financieri” i Habilajve. Hetimet zhvillohen në Durrës, me urdhër të Kryeprokur­ores Arta Marku, që pas skandalit të ekstradimi­t të Seitit, në kushtet kur ndaj tij kishte hetime edhe në Shqipëri. I kontaktuar nga “Pan- orama”, avokati Hysi nuk dha shumë detaje për atë që kishte thënë në Prokurorin­ë e Durrësit, por tha se dëshmoi për t’i ardhur në ndihmë hetimit. “Jam njoftuar ditën e ekstradimi­t, kur Nezari po dërgohej për në aeroport. Më ka njoftuar vetë klienti, teksa unë isha në Prokurorin­ë e Kri- meve të Rënda duke firmosur zgjatjen e hetimit edhe për tre muaj për procedimin në Shqipëri. Është e vërtetë që ka qenë në vullnetin tonë ekstradimi në Itali, por nuk mund të kryhej kur ndaj tij kishte procedim penal në Shqipëri. Shpresoj shumë që nga hetimi të nxirren përgjegjës­it”, ka thënë Hysi për “Panoramën”. Përveç avokatit, në Prokurorin­ë e Durrësit kanë dëshmuar edhe dy prokurorët që kishin dosjen e Seitit te Krimet e Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, si edhe prokurorja e Tiranës, Arminda Moçka. Ekstradimi i Seitit bëri bujë në një kohë kur ligji parashikon se ai nuk duhej të ekstradohe­j në kush- tet kur në Shqipëri kishte hetime ndaj tij. Për këtë skandal, Kryeprokur­orja Marku urdhëroi nisjen e hetimeve në Prokurorin­ë e Durrësit dhe i kërkoi KLD- së hetim disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshin. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë është i vetmi institucio­n që nuk pranon ende se ka pasur shkelje në ekstradimi­n e Seitit, dosja e të cilit ishte bashkua me atë të Tahirit te Krimet e Rënda.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania