Panorama (Albania)

Përplasja me armë në Selitë, dalin pamjet e sherrit në lokal

Kamerat fokusuan edhe dy persona të tjerë të armatosur

- ETLEVA DELIA

Përplasja me armë ku mbetën të plagosur 2 persona disa ditë më parë, në zonën e Selitës në Tiranë, ndodhi pas një tentative për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes dy grupeve.

Policia arrestoi dy persona në lidhje me këtë ngjarje, njërin prej të plagosurve, Valmend Pelivanin dhe pronarin e lokalit, shtetasin Florjan Musaj. Nga ana tjetër, shpalli në kërkim edhe dy të tjerë me akuzën e "vrasjes me paramendim" të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m dhe "armëmbajtj­e pa leje". Këta persona vijojnë të jenë në "arrati", ndërsa Policia ka në dorë pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit, ku ata shfaqen me armë në dorë. Megjithëse nga pamjet filmike nuk është e qartë nëse këta dy persona kanë qëlluar apo jo me armë, janë të dukshme veprimet kërcënuese që ata kryejnë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Nga pamjet filmike, shfaqet fillimisht një djalë i veshur me kostum sportiv të zi, i cili në një moment tregon pistoletën që mbante në brez, duke ngritur bluzën, si gjest kërcënues ndaj disa të rinjve që ishin të ulur në tavolinë. Ndërsa pak metra më tej, në hyrje të lokalit, shfaqet një tjetër person, i veshur me kostum jeshil, që po ashtu është i armatosur. Burimet thanë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes Florjan Musajit dhe Valmend Pelivanit. Ky i fundit ka shkuar te lokali i të dyshuarit, i shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë, për t'u sqaruar në lidhje me një sherr që kishte pasur me miqtë e tij pak ditë më parë. "Pse je zënë me shokët e mi?", kjo ka qenë pyetja që ka nxehur gjakrat mes të rinjve. Fillimisht kanë debatuar me tone të ashpra, fyerje e kërcënime në verandën e lokalit, më pas kanë nxjerrë armët. Ndërsa plagosja ka ndodhur jashtë, pasi në kamera duket që njëri nga personat e pranishëm tregon me dorë kamerat dhe të gjithë zhvendosen në rrugë.

ARRESTIMET

Të shtunën, Policia e Ti- ranës njoftoi se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën "Irfan Tomini", ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas, bë arrestimi në flagrancë për "Vrasje me paramendim", ngelur ne tentativë dhe "Armëmbajtj­e pa leje", e shtetasve, Florjan Musaj, 25 vjeç dhe Gjon ( Valmend) Pelivani, 28 vjeç. Gjithashtu, Policia tha se është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpunë­torë për këtë ngjarje, F. P., 24 vjeç dhe R. P., 22 vjeç. "Këta persona akuzohen për ngjarjen e ndodhur më datë 16 shkurt, rreth orës 12: 30, në rrugën ' Irfan Tomini', ku gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon ( Valmend Pelivani) dhe Renato Hoxha, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Është sekuestrua­r një armë zjarri, pistoletë, me një krehër me 2 fishekë", tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës.

 ??  ?? Dy personat e armatorur, të fiksuar nga kamerat e sigurisë
Dy personat e armatorur, të fiksuar nga kamerat e sigurisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania