Panorama (Albania)

Plagosen tre të rinj në tre aksidente rrugore

-

TIRANE - Tre të rinj mbetën të plagosur të dielën, gjatë tre aksidentev­e rrugore që ndodhën në Tiranë. Burimet thanë se u referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. G., 37 vjeç, pasi në rrugën "Ali Shefqeti", duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotor­in tipi "Omer", pa targë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja, bashkëshor­tja A. G., 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, nisi procedim penal edhe për shtetasit A. V., 72 vjeç dhe A. L., 20 vjeç, pasi në rrugën "Don Bosko", shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me motorin tip "Yinxiang" drejtuar pa leje drejtimi nga A. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia arrestoi në flagrancë shtetasi E. N., 29 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasen A. A., 21 vjeç, pasi të dielën, në hyrje të rrugës "Sotir Çaçi", shtetasi E. N., duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Yamaha" është përplasur me mjetin tip "Smart", drejtuar nga shtetasja A. A. dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi E. N., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania