Panorama (Albania)

Komunizmi, i dokumentua­r përmes fotografis­h e posterash

“Parodia” e jetës, nga prona shtetërore tek emancipimi i gruas

- ALMA MILE

Fotografi, postera, slogane që sot duken qesharake, por që asokohe përbënin filozofinë mbi të cilën ndërtohej jeta në Shqipëri.

Një ekspozitë në kuadër të 27- vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991, u hap dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Jo më kot është përzgjedhu­r pavijoni i diktaturës. Titullohet “Komunizmi në epokën e tij”, përgatitur nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore dhe prezantohe­t për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpuni­m me Institutin për Demokraci, Media & Kulturë ( IDMC). Ekspozita përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX, kryesisht në Europën Lindore, por pa dyshim fokusuar te Shqipëria dhe shqiptarët, që për 45 vjet me radhë, përjetuan një prej diktaturav­e më të egra në botë. Është përgatitur nga historiani Gerd Koenen dhe vjen si një thirrje për të kujtuar një nga periudhat më të errëta në historinë e Europës dhe të Shqipërisë, por edhe si sensibiliz­im dhe njohje për brezin e ri, që historia të mos përsëritet. Sipas organizato­rëve të ekspozitës, “komunizmi si ideologji mobilizoi miliona njerëz anembanë botës, por u bë njëkohësis­ht edhe makth i mbi 100 milionë viktimave të dhunës komuniste”. Kuratori i ekspozitës është kujdesur që të përzgjedhë elementet më kyçe që përbënin politikat e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë diktatoria­le, por edhe elemente që përbënin jetën e shqiptarëv­e nën regjim, që nga ndalimi i pronës private, tek emancipimi i gruas. Aty reflektohe­t miqësia dhe armiqësia me Jugosllavi­në, Bashkimin Sovjetik apo Kinën (“Miqësia e thyer me Jugosllavi­në”, “Nga miq në armiq Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik”, “Me Kinën e largët”, “Emancipimi dhe erosi- Gruaja dhe socializmi”, “Propaganda mbi emancipimi­n e gruas”, “Propaganda përmes shtypit”, “Ekonomia e ( pa) planifikua­r”, “Prona i përket shtetit”, “Me forcat tona”, etj.) Kjo ekspozitë i paraprin një sërë aktivitete­sh me ras- tin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, simbol i një prej diktaturav­e më të egra në Europë, të instaluar në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Por shkurti është një muaj kujtese, pasi siç na kujtojnë organizato­rët e ekspozitës, gjatë tij kanë ndodhur disa ngjarje, që do të ndryshonin jetën e sh- qiptarëve gjatë diktaturës: Më 19 shkurt 1951, në Ambasadën Sovjetike u inskenua “bomba” që justifikoi arrestimin dhe më vonë pushkatimi­n pa gjyq të 22 personave. Gjithashtu, në shkurt 1967, diktatori Hoxha nisi të ashtuquajt­urën “luftë kundër paragjykim­eve dhe zakoneve fetare”, si rezultat i së cilës rreth 2200 vende kulti u prishën, u mbyllën apo u tjetërsuan. Me luftën ndaj besimeve fetare, regjimi i Hoxhës e cilësoi “të likuiduar funksionin e klerit”, përndoqi dhe burgosi pjesën më të madhe të tyre. Shqipëria u bë i vetmi vend ateist në botë. Po shkurti do të mbante edhe një datë tejet domethënës­e, rrë- zimin simbolik të regjimit. Ishte 20 shkurti i vitit 1991, kur studentët dhe qytetarët e Tiranës thyen frikën dhe rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës. Ky gjest popullor shembi përfundimi­sht heshtjen përballë përndjekje­s shtetërore dhe nxiti përshpejti­min e ndryshimit të sistemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania