Panorama (Albania)

Të burgosurit ordinerë, në mbrojtje të figurës së diktatorit në 1991

-

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një telegram të të burgosurve ordinerë të Tërnovës, të cilët shprehen të gatshëm për të mbrojtur figurën e Enver Hoxhës. “Reparti nr. 312 Tërnovë ishte një kamp i punës së detyruar, i çelur për të nxjerrë mineralin e kromit dhe funksionoi si i tillë në vitet 1987- 1991. Ai u ndërtua nga të dënuarit politikë. Vuanin dënimin këtu fillimisht të dënuar politikë dhe ordinerë, por muajt e fundit të ekzistencë­s së tij, reparti u mbizotërua nga të dënuarit ordinerë. Në valën e madhe të telegramev­e nga kontingjen­ti “njeri i ri”, që i drejtohesh­in Ramiz Alisë në shkurt 1991 për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës dhe kundërshtu­ar kërkesat e studentëve, ishin edhe të dënuarit ordinerë të Tërnovës”, shkruan Dervishi duke postuar përmbajtje­n e një telegrami. “Na e thotë mendja e na e ndien zemra se nëse populli lëviz, maja e Tërnovës nga vendi lëviz dhe populli nga vepra e Enver Hoxhës. Nëse disa e kuptojnë se gjithë këto ndryshime që po ndodhin janë pasojë e Enver Hoxhës, me plot gojën u themi se qenkan miopë e kaluar miopëve. Ndaj, u bëjmë thirrje e po u rikujtojmë se Enver Hoxha është ende gjallë e s’ka për të vdekur kurrë, derisa të shuhet çdo pëllëmbë e kësaj toke. Populli i ka njohur gjithmonë bijtë e tyre, siç njeh nëna birin e saj e Enver Hoxha është biri i nënës më të madhe, biri i luftës, i lirisë, pavarësisë e sovranitet­it. E nëse diçka nuk ka vajtur mirë, shkaku kryesor ka qenë se disa nga ne apo të tjerë nuk punuan mirë. Ndaj, ne nuk po shlyejmë borxhet e ndokujt, por borxhet tona. Nëse do të kërkomë të vijë Europa në Shqipëri ose të shkojmë drejt saj, kjo udhë do mund, do djersë, do më së pari sakrificë. E të gjitha këto nuk arrihen me bojkotime, greva, shkrehje të punës, duke thyer xhama, me mitingje pa bukë e me përçarje”, shkruhet në një nga telegramet dërguar Ramiz Alisë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e telegramit për Ramiz Alinë nga të burgosurit e Tërnovës
Faksimile e telegramit për Ramiz Alinë nga të burgosurit e Tërnovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania