Panorama (Albania)

Maks Velo merr dosjen, zbulon spiunët

-

Arkitekti, shkrimtari dhe piktori Maks Velo ka marrë këto ditë dosjen e tij, mbajtur nga ish- Sigurimi i Shtetit, që dëshmon përndjekje­n gjatë viteve të diktaturës. Pas 6 muajsh nga kërkesa e tij, Autoriteti për Informim për Dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit, i ka dorëzuar një dosje, që sipas Velos përmban një material prej 250 faqesh. Përmes kësaj dosjeje, Velo është njohur me spiunët e tij, që i kanë rezultuar të jenë miq të tij të afërt, kolegë piktorë, me të cilët ai ndante konceptin e tij për artin. Velo ka bërë të njohur emrat e spiunëve të tij, si dhe disa faqe nga dosja e ish- Sigurimit. Velo është shprehur se do ta botojë dosjen, me qëllim që edhe fëmijët e ish- spiunëve të tij të mësojnë se kush kanë qenë prindërit e tyre në të vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania