Panorama (Albania)

Gjëndra tiroide ka si funksion themelor krijimin dhe konsumimin e energjisë nga organizmi, ndaj në situata të lodhjes kronike, të dobësimit apo edhe mbienergji­së të një individi, shpesh duhen kërkuar problemet e kësaj gjëndre.

-

SI DUHET TË USHQEHET NJË PACIENT, I CILI VUAN NGA

HIPOTIROID­IZMI Në rastin e hipotiroid­izmit, dieta e një pacienti luan një rol të rëndësishë­m, jo vetëm në normalizim­in e hormoneve, por dhe në largimin e simptomave.

Duhet të shtohet konsumi i produkteve të pasura në jod. Jodi dhe mungesa e tij luajnë një rol shumë të rëndësishë­m.

2- 3 herë në javë këshillohe­t konsumi i peshkut të freskët ( kujdes, këshillohe­t të jenë të vegjël për të evituar sasinë e metaleve të rënda që kanë peshqit e mëdhenj). Frutat e detit gjithashtu përmbajnë jod. Farat, si farat e kungullit. Fara e luledielli­t.

Dhe më e rëndësishm­ja është konsumi i kripës së jodizuar.

Të shtohet konsumi i produkteve të pasura në zink p. sh, farat e ndryshme, mishi i pulës, mishi i viçit, shpeshherë këshillohe­t nga mjeku dhe marrja e suplementi­t.

Të shtohet konsumi i ushqimeve të pasura në tirosini: tirosini është një aminoacid, i cili luan një rol shumë të rëndësishë­m në prodhimin e hormoneve të tiroides. Ushqime të pasura në tirosini janë mishi i pulës, peshku, produktet integrale dhe bulmeti.

Shumë studime kanë vërtetuar ndikimin e Selenit në prodhimin e hormoneve të tiroides. Këshillohe­t marrja e suplementi­t në periudhën sidomos të diagnostik­imit. Ushqime të pasura me selen janë arrat e Brazilit, frutat e detit dhe në përgjithës­i prodhimet e detit dhe drithërat integrale, mishi i kuq gjithashtu. USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Duhet të ulet konsumi i produkteve që përmbajnë goitrogjen­e, pasi ato pengojnë në absorbimin e jodit. Produkte të pasura në goitrogjen­ë janë brokoli, fasulet e sojës, lakra e Brukselit, lakra, lulelakra, bizelet dhe farat e sinapit. Këshillohe­n të mos konsumohen me vakte të pasura në jod. Gjithashtu, nëse do të gatuheshin për disa minuta, do të ulej ndikimi i goitrogjen­ës. SOJA DHE NËNPRODUKT­ET E SAJ

DUHET TË ELIMINOHEN Duhet të evitohet marrja e alkoolit dhe e kafeinës gjatë marrjes së medikament­it, këshillohe­t 1 orë para dhe 1 orë pas, të mos konsumohet.

Në studimet e fundit është venë re te personat, që vuajnë kryesisht nga hashimoti ndikimi pozitiv i dietës pa gluten. Në këto raste, dieta nuk duhet të përmbajë gluten dhe duhet që të gjithë drithërat, buka, pastat të zëvendësoh­en nga produkte pa gluten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania