Panorama (Albania)

Bamir Topi: Jam kundër teatrit brenda kullave

-

Ish- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është kundër ndërtimit të një Teatri Kombëtar brenda kullave private. Sipas tij, duhen ruajtur godinat që kanë vlera historike. "Kam një opinion të palëkundur dhe të painfluenc­uar. Sigurisht, që historia është shumë e rëndësishm­e. Por këndvështr­imi im është se duhen ruajtur godinat, që kanë vlera historike dhe arkitektur­ore e funksional­e. Duke e parë nga pikëpamja e pronësisë së institucio­nit, unë do të isha kategoriki­sht kundër që pronësia e këtij institucio­ni të ngatërrohe­j me interesa të tjera, që do të thotë se s'mund të ndërtohet një teatër brenda një kulle. Jo, kjo është një pronësi e shenjtë e artistëve, të cilët e bëjnë jetën e tyre brenda institucio­nit të teatrit", tha Topi për gazetën "Panorama". Sipas tij, mungesa e informacio­nit ka nxitur debatin mes artistëve dhe ministrisë. "Mendoj, se në të gjithë atë vend aty duhet të bëhet një ambient, që të jetë epiqendra e interesit artistik e kulturor e që lidhet me teatrin. Teatri ka nevojë për një godinë dinjitoze. Por edhe këtu, debati bëhet për shkak të mungesës së informacio­nit dhe transparen­cës. Kur nuk ka informacio­n, çdokujt i lind e drejta të paragjykoj­ë dhe dyshojë për gjëra jo në të mirë të teatrit. Unë e shoh debatin të nxitur nga mungesa e informacio­nit", tha ish- Presidenti Topi.

 ?? Ish- Presidenti, Bamir Topi ??
Ish- Presidenti, Bamir Topi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania