Panorama (Albania)

Fuga: Ishte intrigues, kishte një simbolikë të gjetur

-

Aktori dhe pedagogu Genci Fuga ka pranuar të ketë takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. I kontaktuar nga gazeta "Panorama", Fuga u shpreh: "Nëse është folur për ' blerje', mund të them se ka qenë ' blerje mendjesh', pra, një takim- test për të marrë mendime mbi këtë projekt. Veliaj më paraqiti një projekt- fasadë dhe normalisht jam interesuar për detaje në lidhje me këtë projekt dhe mbi të gjitha i kam kërkuar që ai të diskutohet me komuniteti­n", tha Fuga. "A është i bukur, a ia vlen, unë them se po. Më pëlqeu, ishte intrigues, kishte një simbolikë të gjetur", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania