Panorama (Albania)

Pakult: Na ndihmoi kartoni i kuq i Kulumit, Bakajt nuk i falen ato gjeste

-

Peter Pakult është shprehur i kënaqur pas fitores së arritur ndaj Partizanit. Në deklaratën e dhënë për "Gol pas Goli", tekniku i kampionëve në fuqi ka komentuar edhe episodet e takimit. "Mendoj që pjesa e parë ishte me një lojë intensive nga të dyja anët. Në përfundim të pjesës së parë, në minutën e fundit bëmë një gabim fatal, duke i lejuar Partizanit të shënonte golin. Mendoj që pjesën e dytë ekipi tregoi karakter të madh dhe arritëm ta kthejmë rezultatin. E dinim që para ndeshjes që do të ishte e vështirë. Në futboll, ato ndeshjet e fituara para fillimit janë të vështira. Mendoj që me meritë të plotë, ekipi e fitoi ndeshjen. Mendoj që ka- mpionati është shumë i gjatë dhe do të ndodhin shumë gjëra. Një gjë është e rëndësishm­e, që konkurrent­in direkt arritëm ta mposhtnim. Tensioni erdhi nga goli i pësuar në pjesën e parë. Me golin e barazimit ndoshta na u rikthye pak siguria. Nuk ishte e nevojshme nervozizmi. Me shënimin e golit të dytë duhet ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Gjithë ndeshja mori një rrjedhë tjetër pas golit të dytë dhe kishte shumë nervozizëm në fushë. Edhe Bakaj mendoj, bëri një ndeshje të mirë dhe gaboi në disa momente. Jemi të kënaqur që arritëm të marrim 3 pikë. Nuk kam biseduar akoma për gjestin në fundin e ndeshjes. Nuk i lejohet në asnjë mënyrë të bëjë një gjest të tillë. Kartoni i kuq? Mendoj që ishte një moment kyç i ndeshjes largimi i lojtarit të Partizanit me karton të kuq. Ishte një lojtar shumë i fuqishëm në ajër. Këto janë momentet e futbollit, ne e shfrytëzua­m mjaft mirë, mungesën e lojtarit të Partizanit", ka deklaruar Pakult.

Ndryshe nga herët e tjera, në prononcim për mikrofonin e "Supersport" pas ndeshjes Partizani- Kukësi, nuk ka dalë trajneri i të kuqve, por drejtori sportiv Olsi Rama, i cili ka qenë i revoltuar nga gjykimi i Kridens Metës, i cili sipas tij ka qenë i njëanshëm. "Dola unë sepse pak ditë më parë dola në një konferencë për shtyp dhe thashë që ka një tentativë për të falsifikua­r rezultatin. Pati një arbitrim skandaloz. Kur erdha këtu, pashë Nexhipin dhe mu duk sikur kishit marrë në intervistë Metën, protagonis­tin e ndeshjes. Lojtarët kanë bërë një ndeshje shembullor­e. Bënë jashtëzako­nisht shumë mirë. Kulumi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe vetë ndëshkohet me karton të kuq. Ai është lojtar shembullor, unë e njoh shumë mirë. Ne kishim marrë 5 kartonë, ata 1. Në fund, për të balancuar i nxori dhe disa kartonë Kukësit. Është e qëllimshme që Partizani të mos eci në kampionat. Unë jam personi i fundit që duhet të flas për arbitrat. Kam shkuar në dhomat e zhveshjes dhe i kam thënë, absolutish­t mos u merrni me arbitrin. Cilësoheni si kundërshta­r. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe impenjimin e tyre. Qetësia është një atribut që ne duhet ta kemi, por nuk duhet ta lemë në duart e disa njerëzve të papërgjegj­shëm. Lojtarët që stërviten duhet të mendojnë vetëm për lojën dhe të jenë të mbrojtur. Ne si Partizan mund t'i njohim të gjitha ngjyrat e kundërshta­rëve tanë. Rezultatet do vijnë, pavarësish­t penalltive dhe golave të anuluar. Lojtarëve po ua bëj më të vështirë dhe po i bëj më të përgjegjsh­ëm. Në ndeshjen e kaluar në Kupë, Bakaj shau gjyqtarin dhe nuk u ndëshkua. Po aplikohen dy standarde. Duhet të kishte vënë kartonë të verdhë më shumë për Kukësin. Ata luajtën më të qetë, deri sa e kthyen ndeshjen. Prandaj është keqardhja, dal këtu unë, vë fytyrën time për të mbrojtur objektivat. Me një fitore sot, ne do ishim automatiki­sht në vendin e tretë, pra në zonën e Ligës së Europës. Tifozët? Nuk ka asnjë hendek midis tifozëve dhe klubit. Ne po përpiqemi t'i kthejmë tifozët në fushë, duke respektuar të gjitha rregullat. Ku është Federata në këtë rast për të mbrojtur interesat e tifozëve. Mua më vjen shumë keq. Skuadra ka nevojë për tifozët. Shkallët e stadiumit bosh nuk i bëjnë keq vetëm Partizanit, por i bëjnë keq produktit", tha Olsi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania